• |
ide | kryesore

Gjermania thyen “paktin”, blen 30 mln doza shtesë të vaksinës së Pfizer

-Instant, Lajme, Planet



Gjermania ka thyer paktin europian duke blerë 30 milionë doza shtesë të vaksinës së Pfizer dhe Biontech.  Lajmi u publikua nga e përditshmja Bild dhe më pas u konfirmua edhe nga Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn. Berlini ka devijuar kështu nga pakti për solidaritetet mes shteteve anëtare, për t’i siguruar në mënyrë kolektive vaksinat. Qeveria Merkel ka lidhur ujdi me Biontech për të rritur prodhimin e vaksinës në tokën gjermane.

Një ish-fabrikë e Novartis në Marburg do të shfrytëzohet nga Biontech për të prodhuar më shumë doza nga muaji shkurt. Lajmi është komentuar me nota zhgënjimi në Europë, dhe polemika ka pasur për shpërndarjen e padrejtë të dozave të para, me Gjermaninë që ka siguruar më shumë se shtetet e tjera.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *