• |
ide | kryesore

Harry Styles dhe Olivia Wilde, në një lidhje dashurie

-Instant, Paparazzi, Slider



Edhe pse ishte Miley Cyrus ajo që shprehu dëshirën për të puthur me qejf Harry Style, është dikush tjetër që po e bën vërtet.

2021-in, Harry po e fillon me Olivia Wilde! Dyshja u pa shumë pranë njëri-tjetrit gjatë dasmës së një mikut të tij, por zërat thonë se romanca ka disa javë që ka lindur. Këngëtari po punon aktualisht me filmin e Wilde, Don’t Worry Darling dhe duket se ky bashkëpunim i ka afruar edhe më shumë. Burime pranë tyre i përshkruajnë si “shumë afër njëri tjetrit” dhe “shumë të lumtur”.  Nëse duart e shtrënguara apo sytë me xixa nuk flasin për dashuri të re, atëherë nuk e dimë çfarë.

Shtoji kësaj faktin që ajo ka qenë shoqëruesja e Harry-it në dasmën e shokut, një detaj i rëndësishëm që thotë shumë për çiftin më të ri të showbiz-it.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *