• |
ide | kryesore

Video/ Zbllokimi i merkatos nuk zgjidh hallet e Tiranës: kundër Bylis, barazimi i pestë radhazi

-Instant, F1, Sport, Video



Barazimi i pestë radhazi në kampionat për bardheblutë e drejtuar nga Nevil Dede, të cilët duket se kanë harruar të fitojnë: nuk ndodh që nga ndeshja me Apoloninë bardheblutë e nuk e bëjnë dot edhe në transfertën e Ballshit kundër Bylis, pavarësisht dominimit, e ku përsëri kryeqytetasit e mbyllën me 10 lojtarë.

Të besuarit e Dedes patën impaktin më të mirë me ndeshjen që një herë me Mucin e dy me Danson rrezikuan portën e Qirkos në 8 minutat e para. Në fakt, Dovedan me humbjen e kapitenit të tij Murataj, të transferuar tek Partizani, kishte shumë gjëra për të rindërtuar: shumë të drojtur, në bindje e në veprime lojtarët e Dovedan. Mungesa e Torassa nuk duket se i kishte krijuar probleme Tiranës, të paktën në aspektin e krijimit, por edhe Muci që tentoi të merrte përsipër skuadrën, këtë herë kishte ngërce pasigurie në lojë.

Me skuadrat agresive, në kontraste të vazhdueshme për topin e parë, këmbëngulja në goditjet drejt portës duket zgjidhja më e mirë për të dy skuadrat. Gjërat u komplikuan për Deden, sepse 17 minutat e fundit Tirana i luajti me 10 lojtarë, pasi Danso mori kartonin e dytë të verdhë. Një pikë me vlerë kjo për të besuarit e Dovedan, të cilët janë ngjitur në kuotën e 12 pikëve, ndërsa Tirana me 17 e sheh veten 12 pikë nga Vllaznia kryesuese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *