• |
ide | kryesore

Akuza të rënda mbi yllin e TikTok, e padisin 2 vajza

-Instant, Paparazzi, Slider



Tony Lopez, një nga anëtarët e njohur të “Hype House” në TikTok, përdori rrjetet sociale për të folur me dy vajza dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me to, të paktën sipas akuzave në procesin gjyqësor.

Lopez i ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij. Vajzat e mitura, që kanë paditur nën pseudonimet HL Doe dhe CH Doe, pretendojnë se 21-vjeçari filloi të komunikonte me to përmes mesazheve në rrjete sociale, pavarësisht se ai e dinte se ato ishin të mitura dhe thanë se ai u përpoq t’i bindte të takoheshin për marrëdhënie seksuale. Të dyja vajzat po e padisin Lopez për ngacmim seksual dhe “shqetësim emocional”.

Ato po padisin gjithashtu Hype House dhe themeluesit e tij, përfshirë Petrou dhe Chase Hudson, për neglizhencë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *