• |
ide | kryesore

Kaos tek Celtic, pa trajner e 13 lojtarë kundër Hibernian: Jullien shpërthen infektimet

-Instant, Sport



Celtic do të mbetet pa 14 lojtarë për ndeshjen e tyre të Premiership në Skoci kundër Hibernian të hënën, pasi mbrojtësi Christopher Jullien doli pozitiv për koronavirus kur ekipi u kthye nga një kamp stërvitor në Dubai. Klubi njoftoi se 13 nga shokët e skuadrës së Jullien janë konsideruar kontakte të ngushta dhe për këtë arsye duhet të izolohen.

Sikur të mos mjaftojnë më shumë se një formacion jashtë gatishmërisë, edhe trajneri i Celtic, Neil Lennon dhe ndihmësi i tij gjithashtu do të mungojnë sepse kanë qenë në kontakt me Jullien. Celtic u angazhua për të luajtur sidoqoftë ndeshjen e tyre kundër Hibernian, pavarësisht nga vala e mungesave. Kampionët në fuqi janë 22 pikë prapa në renditje nga Rangers, kryesues e rivalët e përjetshëm.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *