• |
ide | kryesore

Franca ndalon transfertat europiane për klubet e rugby: Uefa trembet për Champions e Europa League

-Instant, Sport



Makthi i koronavirusit është rikthyer për të qëndruar pezull në mënyrë të rrezikshme mbi botën e sportit. E edhe futbolli po dridhet. Me Premier League që po luftonte me një rishfaqje të frikshme të rasteve Covid-19 midis klubeve angleze, Champions dhe Europa League mund të pësojnë revolucionarizimin e kalendarit e tyre. Në fakt, Uefa po vëzhgon me kujdes se çfarë po ndodh në rugby.

Qeveria franceze, në fakt, ka vendosur të ndalojë transfertat evropiane të ekipeve të tyre për shkak të rrezikut shëndetësor të konsideruar shumë të lartë. Kështu, EPCR, enti që organizon Champions Cup e Challenge Cup, nuk mund të bënte asgjë tjetër vecse të pezullonte përkohësisht kupat e topit oval dhe të shtynte ndeshjet e planifikuara për në fund të muajit.

Tani frika është se, nëse situata nuk përmirësohet së shpejti, Parisi mund të marrë të njëjtin vendim për ekipet e futbollit. Një problem për Psg, i angazhuar në raundin e 1/8 të Champions League kundër Barcelonës (16 shkurt në Spanjë) dhe Lille, në fushë për Europa League kundër Ajax (25 shkurt në Hollandë).

Për momentin, rreziku është ende shumë i ulët, por nuk duhet harruar se Franca ishte i vetmi vend mes pesë kampionateve kryesore të futbollit që mbylli më herët sezonin e kaluar në Ligue 1.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *