• |
ide | kryesore

Iffhs ‘rrëzon’ FIFA-n: Messi futbollisti i dekadës, Pirlo më i mirë se CR7

-Instant, Sport



Lionel Messi shumë më mirë se Cristiano Ronaldo (i 12-ti), por edhe Andrea Pirlo – tani trajneri i kampionit portugez – u vendos para CR7 në klasifikimin për “lojtarin më të mirë të dekadës” të hartuar nga Iffhs. Diego Simeone është zgjedhur trajneri më i mirë për klube i dekadës nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit. Për të kompletuar podiumin e lojtarëve janë Iniesta dhe Modric, ndërsa pas Simeones u vendosën – sipas kritereve të Iffhs – Guardiola dhe Klopp.

Iffhs ka publikuar listën e lojtarëve më të mirë të dekadës 2011-2020, duke marrë parasysh renditjen e çdo viti dhe duke caktuar një rezultat bazuar në pozicionin e secilit sezon. Fitues ishte Leo Messi, përpara ish-shokut të skuadrës Iniesta. Modric i treti, vetëm i 12-ti Cristiano Ronaldo, i kaluar edhe nga Pirlo, i 9-ti.

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, fitues i çmimit vjetor për trajnerin për klube më të mirë në botë në 2016, në këtë dekadë ka arritur paraqitje të shkëlqyera me klubin e tij, Atletico de Madrid: 1 titull në Liga, 1 Copa del Rey , 1 Super Kupë Spanjolle, 2 Europa League, 2 Super Kupa UEFA dhe 2 herë finalist në finalet e UEFA Champions League. Rregullsia e tij gjatë viteve ka bërë diferencën në fitimin e Çmimit të Trajnerit të Dekadës 2011-2020.

KLASIFIKIMET

FUTBOLLISTI MË I MIRË:
Lionel MESSI Argjentina 174
Andres INIESTA Spanja 127
Luka MODRIC Kroacia 113
Kevin DE BRUYNE Belgjika 103
Toni KROOS Gjermania 90
Eden HAZARD Belgjika 77
NEYMAR Brazil 71
Mesut OZIL Gjermania 69
Andrea PIRLO Itali 63
Yaya TOURE Bregu i Fildishte 60
XAVI Spanja 55
Cristiano RONALDO Portugali 54
David SILVA Spanja 52
James RODRIGUEZ Kolumbi 42
Bastian SCHWEINSTEIGER Gjermani 40
Christian ERIKSEN Danimarka 38
Riyad MAHREZ Algjeri 38
Paul POGBA Franca 35
Thiago ALCANTARA Spanja 33
ISCO Spanja 25

TRAJNERI MË I MIRË:
Diego SIMEONE Argjentina 152
Josep GUARDIOLA Spanja 144
Jürgen KLOPP Gjermani 105
Jose MOURINHO Portugali 91
Maximiliano ALLEGRI Itali 77
Unaï EMERY Spanja 70
Zinedine ZIDANE Franca 59
Carlo ANCELOTTI Itali 57
Mauriccio POCHETTINO Argjentina 56
Marcelo GALLARDO Argjentina 56
Antonio CONTE Itali 53
Claudio RANIERI Itali 36
Alex FERGUSON Skoci 35
Luis ENRIQUE Spanja 35
Josef HEYNCKES Gjermani 34
Ernesto VALVERDE Spanja 26
Arsene WENGER Franca 25
Leonardo JARDIM Portugali 25
Jesse MARSH SHBA 22
Laurent BLANC Franca 21



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *