• |
ide | kryesore

Premtimi i Simeone: “Kam një punë për të mbaruar në Madrid, pastaj do stërvis në Itali”

Sport
Simeone



“Ndeshja kundër Inter na dha forcë për të vazhduar këtë kompeticion, jemi në tetë më të mirët e turneut dhe tani po mendojmë për Borussia Dortmund të bindur se mund t’i bëjmë keq”: kështu është shprehur për Sky Sport trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, në prag të çerekfinales së Champions League kundër gjermanëve.

Simeone foli për rëndësinë e mbështetjes së tifozëve: “Njerëzit tanë na ndihmojnë shumë, por do të jetë e njëjta situatë kur të shkojmë në Dortmund, kur do të jetë publiku verdhezi që do të shtyjë skuadrën gjermane”, shtoi argjentinasi.

Lexo më tej: Video/ Atletico përmbys Inter dhe e eliminon me penallti: Sancho e Reus çojnë Dortmund në çerekfinale

Kur do të kthehet Simeone në Serie A? “Kam një kontratë edhe për dy vite në Madrid – thotë ai –. Por në kokën time është kjo ide. Në Itali jam ndjerë gjithmonë mirë, futbolli italian më ka mësuar shumë edhe kur kam drejtuar Catania, shpresoj të kthehem një ditë, sepse e dua futbollin italian”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *