• |
ide | kryesore

Pas sulmit në Kongresin Amerikan Ivanka Trump i del kundër Donald Trump

-Instant, Paparazzi, Slider



Sulmi në Kongresin Amerikan tronditi klasën politike në Uashington, por jo vetëm. Pas trazirave, Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk do të jetë i pranishëm në marrjen e detyrës nga Joe Biden më 20 Janar, duke refuzuar pjesëmarrjen. Por vajza e Donald Trump, Ivanka Trump nuk ndan të njëjtin mendim. Ajo do të marrë pjesë në inaugurimin e Joe Biden si President i SHBA. Të paktën kështu ka thënë për “Daily Mail” një burim i brendshëm në Shtëpinë e Bardhë.

“Ivanka është e shqetësuar për karrierën e saj politike dhe po bën gjithçka për të shpëtuar reputacionin”.

I njëjti burim thotë se Presidenti Trump është kundër këtij vendimi, madje e ka konsideruar si “vendimin më të keq”.

“Ai tha se është fyerje për të fakti që ajo dëshiron të marrë pjesë në inagurim. Presidenti i tha vajzës së tij se do të ishte vendimi më i keq që do të merrte ndonjëherë”.

Por Ivanka po mendon për të ardhmen e saj politike. Pjesëmarrja në ceremoninë e kalimit të pushtetit tek administrata e Biden, Ivanka Trump mendon se do të vlerësohet nga qytetarët, madje mund të fitojë mbështetës të rinj.

Megjithatë, nuk ka ende asgjë zyrtare dhe të konfirmuar nga Ivanka Trump rreth këtyre lajmeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *