• |
ide | kryesore

Konfirmohet pjesëmarrja e Helen Mirren në Fast & Furious 9

-Instant, Paparazzi, Slider



Helen Mirren po rikthehet në Fast&Furious 9 dhe sipas producentit e yllit Vin Diesel, ajo më në fund do të realizojë dëshirën e saj: të ngasë një makinë.

Pas një viti të vështirë me COVID-19, Fast&Furious 9 bëhet e ditur se do jetë në kinema më 28 maj.

Mirren u shfaq për herë të parë në The Fate of the Furious të lansuar në vitin 2017. Ajo luan Magdalene “Queenie” Shaw, nënën e Deckard Shaw të Jason Statham, Owen Shaw të Luke Evans dhe Hattie Shaw të Vanessa Kirby. Aktorja, e cila nuk kishte pasur shumë mundësi për të luajtur në filma aksion gjatë karrierës së saj 50 vjeçare, loboi publikisht për një rol në Fast & Furious dhe iu afrua Diesel në një aheng për të shprehur interesin e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *