• |
ide | kryesore

Kontradikta/ Më shumë të infektuar me covid, më pak pacientë në spitale

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Në spitalet covid bie në sy ulja e numrit të të shtruarve që kanë nëvojë për trajtim. Në pamje të parë, shifrat janë optimiste. Këtë të shtunë Ministria e Shëndetësisë raportoi për vetëm 296 pacientë. Numri është më i ulët se në fillim të dhjetorit, kur kapacitetet ishin në maksimum me mbi 500 të shtruar.


Por të dhënat janë kontradiktore nëse shohim rastet aktive me koronavirus. Kështu, në datën 1 dhjetor të shtruarit në spitale ishin 506 pacientë, kurse rastet aktive ishin 18 mijë e 800 persona të prekur me covid. Këtë të shtunë, 16 Janar, në spitalet covid janë 296 pacientë, kurse rastet aktive janë 25 mijë e 500 të infektuar.


Pra në dhjetor, ka pasur më pak të infektuar me covid dhe më shumë pacientë në spitale. Kurse në Janar, ndërsa numri i të infektuarve është rritur, pacientët në spitale janë më të paktë.

Kreu i Urgjencës Kombëtare jep lajmin e mirë: Pse Covid e ka ulur agresivitetin

Një nga shpjegimet e epidemiologëve është se virusi nuk godet organizmin e njeriut me të njëjtën fuqi si në fillim të pandemisë. Rënia e agresivitetit të virusit është përmendur shpesh nga mjekët, si një opsion i lehtësimit të pandemisë, duke saktësuar se variantet e koronavirusit që qarkullojnë janë disa. Konstatimet e mjekëve shqiptarë nuk bazohen në studime shkencore, por nga eksperienca e përditshme me të sëmurët.

Por pavarësisht konstatimit të mjekëve, nuk mund të shmanget një fenomen tjetër, ai i të sëmurëve që marrin trajtim në shtëpi. Pavarësisht propagandë së shfrenuar për cilësinë e kushteve në spitalet covid, besueshmëria për gjendjen e spitaleve ka marrë disa goditje të forta nga një seri skandalesh.

“Pacientët me Covid në ambulanca”/ Mjeku jep alarmin: Te “Shefqet Ndroqi” s’ka më vende

Në muajt e parë të pandemisë, të afërmit e pacientëve qëndronin për ditë me radhë në oborrin e infektivit pa pasur asnjë informacion për gjendjen e familjarëve të tyre. Për vetë natyrën e sëmundjes, pacientët qëndronin të izoluar dhe shpesh përfundonin në fatalitet. Kjo ikje e njerëzve të afërt e shumëfishonte dhimbjen dhe në media u denoncua mungesa e informimit për familjarët e të sëmurëve.

Manastirliu flet për vetëvrasjet në spitalet COVID: E kemi të integruar shërbimin psikologjik

Disa ngjarje të rënda shtuan misterin dhe shqetësimin për atë që ndodhte brenda në spitalet covid. Disa pacientë u hodhën nga katet e larta të godinave duke kryer vetëvrasje dhe duke ngritur dyshime serioze për trajtimin dhe sigurinë e të shtruarve tek spitali Infektiv dhe tek Shefqet Ndroqi.

Përplasja mes mjekëve për të sëmurët tek Sanatoriumi/ Si qëndron e vërteta

Ndërkohë gjatë muajit nëntor dhe dhjetor, në kulmin e pandemisë, vetë mjekët denoncuan mungesën e kapaciteteve, ndërsa mediat transmetuan pamjet e ambulancave që prisnin me orë në dyert e spitaleve, megjithëse kishin brenda pacientë në gjendje të rëndë. Numri i lartë i të shtruarve u pasua me clësinë e dobët në shërbime.

SMS të reja/ Pagoi 8 milionë lekë sanitaren e spitalit Covid, por nënës nuk i dhanë as bukë

Investigimi i emisionit Stop pak ditë më parë nxorri në pah, dëshmi të skenave çnjerëzore brenda në spitale. Pacientja e moshuar që komunikonte me vajzën e saj dhe për të cilën paguheshin qindra mijëra lekë çdo ditë për t’u mbajtur nën kujdes, tregonte se ishte lënë pa bukë dhe pa ujë nga infermierët, që keta të shmangnin mundimin për t’ia ndërruar rrobat. Pas këtij rasti, familjarë të tjerë kanë denoncuar në media se kanë dhënë ryshfet për kujdesin ndaj të afërmve të tyre.

Të gjitha këto, duket se kanë goditur rëndë besueshmërinë e institucioneve spitalore. Duke qenë se i druhen asaj që i pret në spitalet covid, shumë prej të infektuarve, zgjedhin të trajtohen në shtëpi pavarësisht gjendjes së tyre. Ky mund të jetë edhe shpjegimi më i saktë për kontradiktën e shifrave që vihet re në Shqipëri, kur nga shumë vende të botës, vijnë të dhëna për rekorde të reja të vdekshmërisë.©Lapsi.al

9 Comments

  1. Sipas bilanceve të Drejtorisë së Tatimeve, kompanitë e kunatit të Lulzim Bashës janë tre nga kompanitë me ritmin më të lartë të rritjes së të ardhurave në Shqipëri këto 7 vitet e pushtetit socialist, kështu që u dalin dhe tepërojnë lekët, jo për pesë vila, por dhe për pesë kulla, nëse u shkon në mendje.

    1. Sioas bilanceve te materniteteve, bastardet pa emra si puna jote jane shtuar masivisht sidomos keta 8 vjet Ripjelljeje

  2. Po bastarded si ty Muti Kristaqit, Stalini etj qe mbani disa emra cfare tregon se jotom kur ka ngel me barre me ty eshte palluar me shume kurvare?

  3. Tragjedia e rradhes

    Kjo qeveri i ka lene njerezit ne meshire te fatit. Edhe me vdek tu qon sdo njeri me shku ne spital.

    Asnje investim asnje permiresim asnje mase per coronavirus, por vetem propagande non stop

    Rezultati , te gjithe mjekohen ne shtepi , jane bere shtepite si spitale sepse rama ua ka vjedhur spitalet

    Ah po shendetesia falas!!!

    Ramapjellja per sllogane ndrit, per vjedhje shkelqen per pune qijini te emen shqiptareve

    Kur ka dele socialiste qe i votojne mire ua ben, nenen tu qije atyre qe e votojne nje shpure hajdutesh dhe kriminelesh

    Infermierja e stop eshte Rama!

    Spitalet dhe shendetesi jane rama beqja etj hale biznesmen qe mbushin xhepat nga ppp e koncesionet.

    Shume keq per qindra viktima e pafund vuajtje te cilitdo qe e zuri halli

    25 prilli eshte rasti ti jepni pergjigjen halleve vuajtjeve

  4. te jeshe pozitive sdo te thote se duhesh shtruar ne spitale, ne me shume se 50% te rasteve e kalojne koronen pa asnje siptom, ne spitale shtrohen ata qe kane nevoje, ska te beje sa jane me korona edhe duhet shtruar, .
    Lajme per te shtuar faqen

  5. I gjati ine eshte njesh i propagandes pozitive dhe negative sa here qe atij ashtu ja leverdis . Vete rilindja , duke ditur gjendjen katastrofike te spitaleve dhe ekonomise tone , hapi fjale dhe i trembi njerezit duke u thene : mos shkoni ne spitale , atje vdes . Me mire kurohuni ne shtepi sesa ne spitale .
    Perveç kesaj te gjithe nen ze e flasin po nuk marrin guximin te denoncojne qe neper spitale dhe sidomos ato te covidit merret bakshish dhe bakshish i madh bile . Te gjithe e dine se aty nuk te prekin me dore po nuk dhe bakshish , te japin ushqim me kalori sa per nje harabel nese nuk e çon vete , nuk te behet as edhe nje injeksion nese ilaçet nuk i çon vete . I keni pare denoncimet tek fiksi dhe stopi qe perballe kamerave e mohojne qe japin bakshish apo qe i blejne vete ushqimet dhe ilaçet dhe kur kamerat “gjoja” largohen ata fusin ilaçe e ushqime nepermjet infermiereve dhe doktoreve . ne spitalet e kovidit edhe rojet jane bere milionere ndersa keta derdellisin per shendetesi falas . Biles disa miqte e mi me kane thene qe me mire ta leverdis te kurohesh ne nje klinike private te Italise apo Turqise sesa ne spitalet tona shteterore . Je me i sigurt dhe kushton me pak .
    Prandaj edhe ndodhin keto çudira ne kete vend te çuditshem , ku numri i te infektuarve rritet ndersa numri i te shtruarve ulet . Kur ne te gjithe boten vlera e pasurive te paluajtshme ra nga 30-60% ketu tek ne u rritn me 18% . A kane mundesi te ndodhin keto feneomene???? Ne kete vend çudite nuk kane per te perfunduar nese krimi do vishet me petkun e pushtetit , nese korrupsioni do lulezoje dhe injoranca do komandoje . Pa ndyshime radikale ky vend do shkoje keq e me keq , kush beson se rrotacioni do sjelle ndryshimin nuk eshte naiv por nje idiot i lindur ose ne rastin me te mire nje militant partie qe do zevendesoje nje militant mavi . Ky vend do lengoje per aq kohe sa padrjtesite nuk do ndeshkohet , per aq kohe sa ai qe bene korrupsion nuk ka as me te voglen frike se do ta pesoje , per aq kohe sa militanti te beje ligjin , per aq kohe sa partia te jete me e shtrenjte se atdheu biles edhe me e shtrenjte se nena qe i ka bere koken .
    Ky vebd eshte çoroditur totalisht , te gjithe partite dhe liderat e tyre qe na kane udheheque e kane dhene nje dore por goditjen perfundimtare , ate me varre ne tru te vogel e dha sekti antishqiptar mavi e dha i gjati ine .
    Largimi i te gjatit tone eshte domosdoshmeri por jo zgjidhja .

  6. Po kush mund ti verifikoje shifrat e te infektuarve qe jep ministria?
    Jane shtuar vertet infrktimet apo duhen per te justifikuar diktaturen dhe shkaterimin e ekonomise, arsimit e gjithckaje qe ka mbetur ne kete vend dhe shqiptatet te marin rruget neper bote?

  7. Ne cdo vend te zhvilluar te botes rritje e nr te te infektuarve sot do te sjelle rritje e te shtruarve ne spital ne 2 javet e ardhshme, dhe si pasoje edhe rritje e nr te te pafateve. Nuk asgjeper tu gezuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu