• |
ide | kryesore

Lazio bën marrëveshje e ia hedh paq: çështja e tamponeve ‘shuhet’ me gjobë për Lotiton e Pulcinin

-Instant, Sport



Me një shënim zyrtar, FIGC njoftoi sot sanksionet e vendosura ndaj presidentit të Lazios Claudio Lotito, ndaj mjekut social të ekipit të parë – Dr. Ivo Pulcini – dhe koordinatorit shëndetësor, Dr. Fabrizio Rodia, për shkeljen e kohës së tamponëve Covid të kryera mbi grupin skuadër në dy raste (1 dhe 15 qershor 2020). Subjektet e përfshira vendosën për marrëveshje për pranimin e fajësisë, duke arritur në këtë vendim: një gjobë prej 2,500 euro për Lazion, 1,875 për presidentin Lotito e 937,5 për dy mjekët për përpunimin e ekzaminimeve klinike çdo 6 ditë dhe jo çdo 4, siç kërkohet nga protokolli.

Tani pritet raundi i dytë sportiv për atë që u zbulua në Avellino, ku hetimet e Prokurorisë Publike u përqendruan në laboratorin Futura Diagnostica, në lidhje me rezultatet e paqëndrueshme të disa testeve molekulare të bardhekaltërve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *