• |
ide | kryesore

Përgjimet e Antimafias/ A e takoi Erion Veliaj të dërguarin e Ndragheta-s në Tiranë?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Duke u marrë me Grida Dumën, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj iu shmang pyetjeve që ngrihen mbi mënyrën se si pastrohen paratë e mafias italiane në ndërtimet në kryeqytet. Veliaj e quajti Grida Dumën një trafikante të apartamenteve, e cila do të përgjigjet në gjykatë për deklaratat e saj. Por duke pasur në fokus Grida Dumën, kryebashkiaku la pa përgjigje disa pika, që ngrenë dyshime të forta për dhënien e lejeve për njerëz të lidhur me Ndragheta-n.


A e ka takuar Veliaj avokatin italian Claudio Larusa, i cili siç thonë përgjimet, ishte kontakti mes Ndragheta-s dhe kryebashkiakut? A ka ai njohje me pronarin e kompanisë Sol, të ashtuquajturin “Niku”, të cilin sekserët e mafias italiane e përshkruajnë si një kontakt, që i siguron njohjet e duhura në Tiranë?


Duket se Veliaj ka tentuar të shmangë thelbin e akuzave që ngrihen nga përgjimet dhe në vend të mohojë apo shpjegojë pozicionin e tij përkundrejt këtyre personave, ai merret me Grida Dumën, me portalet apo akuzat në rrjetet sociale. Ndërkohë, dosja e Antimafias përmban disa qindra mijëra përgjime dhe mediat italiane paralajmërojnë publikimin e detajeve të tjera nga veprimtaria e Antonio Gallo.

REAGIMI I PLOTE I VELIAJT

“Po ndjek përmes shtypit, se si dëshirat e disa mafiozëve italianë për të bërë plane biznesi për Shqipërinë dhe dëshirat e PD-së që këto plane të jenë të vërteta, na janë bashkuar në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh. Kushdo që ndërton në Bashkinë e Tiranës ka një emër dhe mbiemër, kurse lejet e ndërtimit kanë dosje transparente për mënyrën e financimit. Dëshirat e mafias italiane për t’u futur në industrinë e ndërtimit janë dëshira të tyre dhe të PD-së. Ne nuk ndalojmë dëshira, por veprime konkrete. E vetmja gjë e paverifikuar për ne, mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes. I bëj thirrje Prokurorisë që të hetojë cilindo që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës apo të çdo institucioni tjetër lidhur me histori të tilla. Ndërkohë, Grida Duma do të duhet ta provojë në gjykatë shpifjen e saj të radhës, njësoj si 7 herët e tjera kur zyrtarët e PD-së janë gjykuar e shpallur si shpifës nga drejtësia”, thuhet në reagimin e Kryebashkiakut Veliaj.

8 Comments

  1. Po ti nuk je as komunist si Dimitrovi mer cun qe te kthehesh nga i akuzuar ne akuzues. Ti je nje bersi e komunizmit qe pasi te eshte shtrydhur lengu mire e mire dhe per te zevendesuar lengun e shtrydhur, ke shtrydhur xhepat e shqiptareve duke i quajtur kursime te mamit apo fitime te Ajoles. O bersi, a nuk bere premtimin se nuk do japesh leje ndertimi ne Tirane ne vitin 2015. Sa leje ke dhene? Apo do thuash se “te detyroi” mafia me 20 perqindshin.

  2. Surrat veremliu i Ures Vajgurore perseri betohet qe ne Tirane nuk po ndertohet asnje pallat dhe keto jane shpifje te opozites. Te mendosh qe ka akoma ndonje truthare qe e beson akoma kete vemje…

  3. Si u bë kallëzimi në Prokurori për vjedhje të pronës dhe mashtrimin nga Duma dhe ortaku i saj biznesmen,o lapsexhinj shkruani per meten e kullen qe dalin me emra gjate pergjimeve por mereni me supozimet tuaja te dirigjuara nga pd

  4. U be dhe ky Uravajguroresi te beje si cub ?
    Mjere ky vend ne çfare dore te liga ka rene ?!
    O pederas,o i biri i kurves me ajola çingijen e edit,fol per pyetjet qe te drejtohen ?
    Te djeg,kane shume info per ty monster,je takuar kane video,kane ze dhe je i kapur keqas,do te behet drejtesi ne kete vend ndonje dite dhe ti je i brishte e do tregosh çdo gje !Çdo gje qe lidhet me ty dhe padronin tend i vjen era e keqe fare,mafia,mafia !
    E kthyet Partine Socialiste ne organizate Mafioze,me kosto te jashtzakonshme per popullin Shqiptar,monstra !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu