• |
ide | kryesore

Nga ‘nuk di të godasë penallti’ tek elozhet. Mihajlovic: “Po të kishim Ibran do fitonim 3-0 ne”

-Instant, Sport



Pas humbjes me Milanin, Sinisa Mihajlovic analizoi performancën e Bolonjës. “Ne krijuam 3-4 raste, besuam deri në fund. Donnarumma ishte i aftë, nuk mendoj se është një humbje e merituar – shpjegoi trajneri kuqeblu -. Ata shënuan me dy penallti, ne bëmë më mirë”. “Ata kishin shanse shënimi, por të gjitha me topa të gjatë për Ibran dhe në shtyllën e dytë, ne përmes lojës – shtoi ai -. Nëse Ibra do të ishte në anën tonë do të përfundonte 3-0 për ne”.

“Djemtë duhet të jenë krenarë për lojën që bënë, ne kemi identitetin tonë – vazhdoi Sinisa për klimën në dhomën e zhveshjes – Ne gjithmonë bëjmë performancën tonë, atëherë duhet të shohim nëse është vetëm një performancë apo një performancë fituese. Duhet të punojmë në detaje, një nga këto është cinizmi para portës. Nëse ke 3 ose 4 raste në njëzet minuta dhe nuk shënon, është normale që një ekip i fortë të të ndëshkojë në rastin e parë që i jepet”.

BATUTA NË PENALLTINË E PARË: “IBRA NUK DI T’I GODASË”
Gjatë ndeshjes, para goditjes së parë të penalltisë, një episod interesant u zhvillua mes Mihajlovic dhe Skorupski. Trajneri kuqeblu i thirri portierit të tij: “Mos u shqetëso, ai nuk di si t’i gjuajë” duke iu referuar Ibrahimovic. Dhe në fakt Skorupski e priti penalltinë nga Ibra edhe pse Rebic shënoi më pas në topin e rikthyer.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *