• |
ide | kryesore

Kelly Rowland sjell në jetë fëmijën e dytë

-Instant, Paparazzi, Slider



Kelly Rowland ka dhënë lajmin e lidnjes me një foto të dy djemve të saj në rrjetet sociale, duke zbuluar edhe emrin e të porsalindurit.

“Në ditën e 21-të, të vitit të 21-të, të shekullit të 21-të, Noah Jon Weatherspoon na përshëndeti!”, -postoi Rowland në Instagram.

Këngëtarja tregoi gjithashtu se Noah lindi i shëndetshëm, peshonte 3,5 kg dhe ishte 48 cm i gjatë në lindje.

Kelly e zbuloi publikisht shtatzëninë e saj në tetor me një kopertinë në revistën Women’s Health.

“Unë dhe burri im ishim në mes të pandemisë së COVID, ashtu si të gjithë dhe nuk ka shumë gjëra për të bërë në shtëpi”, tha me shaka ajo. “Ne po mendonim që thjesht të përpiqemi për një fëmijë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë, sepse nuk e dimë sa do të zgjasë kjo. Pastaj Zoti na bekoi me një jetë të re. Jemi jashtëzakonisht shumë të emocionuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *