Kylie Jenner së fundmi ka festuar ditëlindjen e vajzës së saj, Stormi.
Përmes rrjetit të saj social ,Kylie ka shpërndarë foto nga festa e organizuar. Edhe pse ajo u shpreh se do të ftonte vetëm pjesëtarë të familjes,Jenner është kritikuar nga fansat se nuk kanë qenë të mjaftueshme protokollet e sigurisë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. “Vetëm një vit nga përhapja e koronavirusit dhe Kylie Jenner ende nuk e di se çfarë mund të bëjë ky virus dhe si mund t’i dëmtojë njerëzit në të vërtetë”, ka thënë një ndjekës.“E dashur Kylie Jenner. E di që ju anuluat StormiWorld por mbajtët akoma një festë më të madhe për Stormi. Edhe ajo ishte një parti për të, një festë në një pandemi dhe nuk pashë askënd me maskë”, u shpreh një përdorues tjetër i Twitter.