• |
ide | kryesore

Linja hekurudhore Tiranë-Durrës, firmoset marrëveshja me kompaninë italiane

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, njoftuan sot nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë – Durrës.

Kreu i qeverisë Rama thotë se ky do të jetë një investim strategjik që pas dekadash të tëra boshllëku hap kapitullin e Rilindjes së Hekurudhës Shqiptare, me një aks prioritar që përkon edhe me vizionin e Metropolit Europian Tiranë-Durrës.

Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë Belind Balluku, përmes një deklarate për media bëri me dije se kompania italiane që u shpall fituese, INC spa do të përmbyllë punimet në verën e vitit 2023.

“Morën pjesë 22 kompani. Patëm një proces të gjatë të vlerësimit të ofertave, duke pasur tanimë një fitues, kompania e madhe italiane INC spa. Punimet do përmbyllen brenda një afati 30 mujor, ose në verën e vitit 2023. Ne do të ndjekim me përpikmëri gjithë ecurinë e projektit. Për të facilituar procesin dhe arsyeja e dytë dhe më e rëndësishme për të ofruar transparencë të plotë të procesit”, shprehet Balluku.

Ndërsa kreu i qeverisë shkruan në rrjetet sociale: “Lajm i mirë- Pas më shumë se 3 vjetësh projektim, procedura financimi dhe garë ndërkombëtare firmosim kontratën për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë – Durrës. Një investim strategjik që pas dekadash të tëra boshllëku hap kapitullin e Rilindjes së Hekurudhës Shqiptare, me një aks prioritar që përkon edhe me vizionin e Metropolit Europian Tiranë-Durrës. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, firmos kontratën për fillimin e punimeve”.



4 Comments

    1. E sigurte qe po! Me duket se Shqiperia e ka paguar njehere demin per mosndertimin e hekurudhes nga General Electric te bere nga KRM-a Fatos Nano!

  1. The Economist . Sipas revistës në fjalë, Shqipëria ka njohur një përmirësim të ndjeshëm dhe ka arritur te marrë 6.08 pikë duke u kategorizuar kështu si ‘demokraci defektoze’ ndërkohë që më parë, sipas të njëjtës renditje, Shqipëria konsiderohej si një “regjim hibrid”. Ne kategorinë e ‘demokracive defektoze’ renditen edhe shtetet anëtare të BE-së si Italia ,Greqia, Franca, Hungaria, Çekia, Polonia etj… Shqipëria dhe Serbia janë te vetmet vende jo-anëtare te BE-ë qe janë renditur në këtë kategori.Shpellkare ju erdhi dita te udhtoni me tren,salihu i vodhi kete pasuri publike

  2. Po sic duket edhe nje round tjeter me italianet – (mbase Ndragheta), se kur ishte Fatos Nano kryeminister eshte firmosur marreveshja me General Electric nga ministri socialist i puneve publike is asaj kohe Spartak Poci dhe minister financash Anastas Angjeli kjo ne vitet 2004- 2005. Jo vetem qe u vodhen miliona dollare konsulenca e assitence teknike por asgje nuk u be. Dhe me pas me 2010-2011 pas vitesh neper gjyqe shteti shqiptar ka paguar 25 milion dollare pasi ceshtja ishte fituar ne gjyqe nderkombetare nga GE.
    Keto histori projektesh jane tipike ne kete vend, ngjan dhe me taken e rruges se Kombit kur Pandeli Majko ishte kryeminister dhe mblodhi me force nga bizneset mbi 56 milione dollare, ne fund qeveria e tij i beri “rrush e kumbulla” duke blere makina e shpenzime luksi per administraten.
    Keto jane te gjitha te verifikueshme prane arkivave te Avokatures se Shtetit dhe Ministrise se Financave.
    E habitshme eshte qe nuk eksiston asnje lloj oponence nga te ashtuquajturrit “analiste” kur behet fjale per zhvatje e koncensione te turpshme ne kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *