• |
ide | kryesore

41 vjeç në Champions: Ibra ka një plan e pret rinovimin me Milan

-Instant, Sport



Edhe një vit dhe pastaj duhet parë cdo të ndodhë. Zlatan Ibrahimovic i ka idetë të qarta kur bëhet fjalë për të ardhmen e tij të afërt. Suedezi është i vendosur të rinovojë me Milanin, sepse ai ka një qëllim të qartë në mendje: të luajë përsëri në Champions League dhe të provojë se është një kampion absolut në moshën “e nderuar” 41 vjeçare. Kjo është arsyeja pse negociatat me drejtuesit e kuqezinjve për të zgjatur kontratën që skadon në qershor, me një sezon tjetër, do të jenë më pak të komplikuara sesa ato që lidhen me Donnarumma dhe Calhanoglu.

Problemi i pagës, në fakt, duket se është dytësor. Ose të paktën më pak vendimtar në krahasim me dëshirën për të përfunduar karrierën e tij me kuqezinjtë, në skenën më të rëndësishme të futbollit të klubeve. Ibra e di shumë mirë që në moshën e tij dhe në një periudhë dramatike ekonomike për shkak të pandemisë, nuk mund të kërkojë nga Milani të pamundurën. E Ibra nuk ka ndërmend ta bëjë këtë: paga aktuale prej 7 milion do të përsëritet vetëm përmes shpërblimeve të ndryshme që mund të arrihen pak a shumë lehtë.

Vetë Maldini pranoi se ai pret një marrëveshje që nuk është shumë e komplikuar, duke pasur parasysh se vullneti i të dy palëve është të vazhdojnë së bashku. Ndoshta me titullin e qepur në gjoks.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *