• |
ide | kryesore

Programi i PD/ Basha: Stabilizojnë krizën në të cilën është zhytur turizmi

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të premte ka qenë në Durrës, ku po vijon shpalosjen e  programit “Shqipëria fiton” për turizmin, me të cilin garon në zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë bisedës me sipërmarrës të agjencive turistike, kreu i PD  tha se objektivat e planit të prezantuar nga forca politike që ai drejton janë realiste dhe të realizueshme.

Ndër të tjera kryedemokrati tha se objektivat e PD janë të qarta teksa foli për një rritje prej 15% çdo vit dhe një rritje prej të paktën 2% nga 8 në 10 e sektorit të turizmit në vetvete ku nuk përfshihet sektori i agjencive të udhëtimeve.

“Janë objektiva realiste, të zbatueshme, por që pa diskutim në tërësinë e tyre si pjesë e planit, së pari stabilizojnë krizën e thellë në të cilën është zhytur turizmi shqiptar si pasojë e politikave të gabuara dhe goditjeve të njëpasnjëshme që ka marrë prej tyre. Pa diskutim të rënduara në rastin e Durrësit dhe jo vetëm nga tërmeti, por edhe më pas nga pandemia. Shpallja e objektivave është hapi i parë, por asnjë objektiv nuk qëndron aty si një premtim, është një angazhim dhe është një rezultat i proceseve dhe reformave që ne kemi propozuar. Disa prej tyre janë reforma që prekin të gjithë ekonominë, siç është taksa e sheshtë 9%, siç është ulja e çmimit të karburantit, siç është reduktimi masiv i burokracisë, i lejeve, i autorizimeve, i kërkesave që kërkon për çdo sektor që aksesohet nga shteti, duke përfshirë dhe sektorin e turizmit. Siç është çështja e çmimit të karburantit por dhe angazhime të tjera që kanë të bëjnë me të gjithë ekonominë”, tha Basha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *