• |
ide | kryesore

“Mbi 500 të shtruar nga Covid-19”, ministrja Manastirliu: Nga sot aktivizojmë spitalet rajonale

-Instant, Lajme, Të fundit



Situata e pandemisë në vendin tonë është përkeqësuar. Prej disa ditësh po regjistrohen shifra të larta të të infektuarve ndaj sot nga Kuvendi, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se ditën e djeshme ka shkuar në 500 numri i personave të shtruar në spitalet COVID. Në këto kushte, ministrja bëri me dije se do të aktivizohen spitalet rajonale. Ministrja ka njoftuar se që nga sot do të hapen dy spitale të tjerë në Durrës dhe në Shkodër.

 “Dje kemi arritur më shumë se 500 të shtruar në 4 spitalet COVID. Nga sot do të aktivizojmë spitalet rajonale të Durrësit dhe Shkodrës. Dhe më tej me Vlorën, Korçën dhe Elbasanin. Më pas vijojmë në skenarët e tjerë sipas planit”, tha Manastirliu.



2 Comments

  1. Sikur te kishit bere gati qe ne tetor ndonje strukture me 2000 shtreter dhe 200 terapi intensive plus ketyre qe jane nuk besoj se do ishim ne kete derexhe , apo kush do te vjedhi

  2. Ty tu aktivizofte convid19 brenda ne familje e mos shpetofte asnje. KRIMINELE tani qe nr.i te vdekurve ka marre te tatpjeten do te aktivizosh spitalet. Aktivizo varrezat oj PUTANE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *