• |
ide | kryesore

Flet Eneda Tarifa, tregon arsyen e largimit nga Portokalli

-Instant, Paparazzi, Slider

Pesë ditë pas një interviste për Revista Class – ku ndër të tjera shprehej se kishte nisur punën për sezonin e ardhshëm të “Portokallisë” – Eneda Tarifa njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e programit të humorit për shkak të projekteve personale. Largimi i papritur ngriti dyshime për një mosmarrëveshje mes palëve, por këngëtarja, e ftuar në “Live from Tirana” në Top Albania Radio, i mohoi zërat.


“Jo nuk do të jem më pjesë e saj, për shkak të projekteve të reja që kam. Janë projekte personale që do të kem gjatë këtij viti dhe që shpresoj t’i realizoj. Kjo është arsyeja që nuk do jem. Gjithashtu do të shijoj edhe pak qetësinë!”


Më 19 shkurt, në një postim në Instagram për largimin nga “Portokalli”, Eneda u shpreh:

“Më duhet t’ju njoftoj se rrugëtimi im në spektaklin ‘Portokalli’ përfundon këtu. U riktheva me mall në atë skenë kur m’u propozua nga drejtuesit dhe në një farë mënyre ‘e nxorra mallin…’ kur i thonë një fjale. Por është momenti që të sjell në jetë projektet e mia pa më ‘shitur’ dhe pa më ‘blerë’ dikush (sikurse shkruhet në disa portale) dhe vazhdoj të jap kontributin tim artistik në këtë vend.”
Tarifa u rikthye në “Portokalli” në shtator 2020. Për këngëtaren, kjo nuk ishte një eksperiencë e panjohur pasi ka qenë pjesë e “Portokallisë” për 6 vite me radhë, para se të largohej në vitin 2016. Anabel

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu