• |
ide | kryesore

Bardhi flet koalicionin me FRD-në dhe dorëheqjen e Bamir Topit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherësh drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi në emisionin “Real Story” në News24, koalicionin e madh opozitar në zgjedhjet e 25 prillit dhe dorëheqjen e Bamir Topit nga Fryma e Re Demokratike.

“Ne kemi finalizuar një raport politik të konsoliduar me të gjitha partitë që kanë nënshkruar edhe më 2019 në koalicion me PD. Gjatë kësaj periudhe kemi ftuar në koalicionin tonë çdo parti që gjykon se ka ardhur momenti që më 25 prill duhet të ndodhë ndryshimi. Partitë që kanë nënshkruar i janë përgjigjur thirrjes sonë. Kështu u nënshkrua formacioni më i madh, me më shumë parti dhe kemi bërë regjistrimin në KQZ”, – tha Bardhi.

Pse koalicion me FRD dhe jo me z.Topi?

“Nuk kam informacion për arsyet e dorëheqjes së Topit nga drejtimi i partisë së tij. Ai e ka dorëzuar dorëheqjen pranë kryesisë së partisë së tij. Nuk besoj se dorëheqja e tij ka lidhje me koalicionin e PD, sepse vendimi ka qenë i institucioneve legjitime, ku bënte pjesë dhe kryetari i kësaj partie. Edhe Topi ka qenë pjesë e negociatave me PD. Çdo eksponent, që është ftuar për të qenë pjesë e koalicionit të opozitës së bashkuar, ka pasur kontakte me liderin e PD” – tha Bardhi.

Kjo aleancë ka bekimin e Topit?

“Besoj se po, sepse marrëveshja e koalicionit është firmosur dje, kur Topi ishte në detyrën e kryetarit të FRD” – e mbyll Bardhi. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *