• |
ide | kryesore

Kryeministri hungarez zgjedh për veten e tij vaksinën kineze

-Instant, Lajme, Planet



Kryeministri hungarez Viktor Orban ka marrë sot vaksinën  kineze Sinopharm. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Unë u vaksinova “, shkroi Orban, duke postuar foto nga momenti kur u vaksinua, përcjell abcnews.al.

Të mërkurën, Hungaria u bë vendi i parë i BE-së që filloi vaksinimin e qytetarëve të saj me vaksinën kineze të koronavirusit Sinopharm, dhe atë ruse Sputnik V.  Megjithëse asnjëra nga këto dy vaksina nuk është miratuar për përdorim nga rregullatori i BE për barnat, EMA.

Të premten, Orban vuri në dukje shtrëngimin e mundshëm të masave kufizuese ndërsa numri ditor i rasteve të reja arriti nivelin më të lartë këtë vit dhe spitalet e vendit pritet të rëndohen jashtëzakonisht në javët e ardhshme.

Qindra njerëz u mblodhën sot në një shesh në kryeqytet, Budapest, për të protestuar kundër masave kufizuese.

Vaksinat ruse dhe kineze jepen paralelisht me vaksinat e Pfizer-BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca, të cilat kanë marrë dritën jeshile nga BE.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *