• |
ide | kryesore

Detaje të reja nga ngjarja në Korçë, i plagosuri me armë me precedentë kriminalë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Korçë. Mësohet se 30-vjeçari i plagosur është Igli Qani.


I riu mbeti i plagosur me plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi në lagjen Nr. 5 të qytetit juglindor, ku pas një konflikti për motive të dobëta, ka mbetur i plagosur 30-vjeçari, i cili rezulton person me precedent të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje.


Sipas informacioneve të siguruara nga grupi hetimor, mësohet se të dy personat janë konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugicat e kësaj lagjeje, ndërsa ndaj 30-vjeçarit fillimisht është ushtruar dhunë fizike.

30-vjeçari ka munduar të largohet nga vendi i ngjarjes për t’i shpëtuar autorit, por ky i fundit e ka ndjekur, duke e qëlluar dhe plagosur në këmbë.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje është sinjalizuar edhe policia, e cila nuk ka mundur të kapë autorin, pasi ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu