• |
ide | kryesore

Lajm i fundit/ Kris arma edhe në Malësinë e Madhe, plagoset 1 person

Arkiva, Lajme, Të fundit
tropojë madhe Durrësit



Nuk kanë të ndalur ngjarjet e rënda. Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Malësinë e Madhe. Policia raporton se një person ka mbërritur i plagosur në spitalin e Shkodrës. 

I riu ka marrë një plumb në shpatull, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Sipas të njëjtave burime, një person është ndaluar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

“Rreth orës 20:50, në fshatin Demiraj, pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve E. G., e A. K., me shtetasin S. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri pistoletë jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. G., 28 vjeç.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Në vijim të veprimeve hetimore, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasi S. B., pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. G.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e shtetasit A. K, i përfshirë në konflikt. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *