• |
ide | kryesore

Kryemadhi firmos padinë për inceneratorët: 7 vite burg për Kokën, Veliajn, Agaçin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pasi kaparaqitur, nënshkrimet, dokumentat, faksimilet të asaj që ajo e ka quajtur si mega grabitja me inceneratorin 400 milionë eurosh të Tiranës ka nënshkruar padinë në SPAK ndaj ish ministrit të mjedisit Lefter Koka, ndaj ish kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndaj Sekretarit të përgjithshëm të këshillit të ministrave Engjëll Agaçi, si dhe të një sërë zyrtarësh të nivelit më të ulët, pasi ata kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar kompaninë e inceneratorit të Tiranës.


Sipas Kryemadhit me një sërë veprimesh ata kanë shpërdoruar detyrën, një nen i Kodit Penal që mund ti dënojë atë deri në 7 vite burg. Pavarësisht se e ka përmendur disa herë emrin e Edi Ramës, shefja e LSI-së ka theksuar se për momentin nuk gjendet asnjë firmë e tij në këto akte, se në mbledhjet ku janë marrë vendimet ka firmosur zëvendësi i tij Niko Peleshi.


Lexo më tej:

Investigimi/Dalin dokumentat, si u vu qeveria në shërbim të koncesionarit të inceneratorëve

Gjithçka është kurdisur gjatë fundit të mandatit të parë nga janari deri në gusht të vitit 2017. i akuzuari i parë është Lefter Koka që si ish ministër i mjedisit është vetë shpallur si autoriteti nënkontraktor që do të negocionte me kompaninë e inceneretaorit të Tiranës, ndërkohë që këtë tagër e ka vetëm Këshilli i ministrave. Por në dosjen e madhe Koka nuk ka lënë gjurmë vetëm me këtë veprim. Ai dyshohet se ka gënjyer këshillin e ministrave duke nënshkruar me dorën e tij se ngritja e inceneratorit nuk do të kishte impakt mbi buxhetin e shtetit. Këtë deklarim ai e ka paraqitur edhe pranë Këshillit të Ministrave gjatë procedurës së miratimit të VKM për Dhënien e Bonusit prej 8% të pikëve shoqërisë “Integrated Energy BV”. Po Lefter Koka ka shkelur ligjin duke mos organizuar një garë ndërkombëtare me investitorë të huaj, sikurse kërkohet.

Armand Shkullaku i përgjigjet filmit të Ramës dhe gazetarëve që e komentuan atë

Por sipas LSI dhe dokumentacionit zyrtar që ajo bëri publik sot me detyrën ka abuzuar edhe sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë Engjëll Agaçi. Ndërkohë që tre ministri si ajo e Financave, ajo e Drejtesisë dhe ajo e marëdhënieve me parlamentin nuk kanë qenë dakord, Agaçi dyshohet se i ka fshehur këto kundërshtime duke e futur për miratim propozimin për ti dhënë bonus në garën fiktive kompanisë “Integrated Energy BV”. Dhe me këtë akt kompania e morri bonusin 8% duke u avantazhuar sipas planit të para përgatitur.

Skandali i inceneratorëve/ Ku kanë shkuar miliona euro të dhëna nga qeveria?

E në fund, por jo nga pesha që ka pasur në këtë aferë, për shpërdorim detyre që dënohet deri në 7 vite burg, akuzohet edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Kryetari i Bashkisë, pa përfillur sipas ligjit dhe pa marrë aprovimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka dhënë miratimin për projektin e studimit të Fizibilitetit, miratim i cili e ngarkon Bashkinë Tiranë me një pagesë që fillon me 1 milion Euro vitin e parë të projektit dhe përfundon me 5.1 milion Euro në vitin e 30-të të projektit, në total 91 784 500. Gjithashtu Erion Veliaj, sërisht pa miratimin e Këshillit Bashkiak ka dhënë në përdorim të shoqërisë koncesionare të inceneratorëve tokën publike që ka në pronësi Bashkia Tiranë (60.9% të territorit të projektit).

Në fakt për të gjitha këto fakte ishte folur edhe më parë por risia e LSI-së është se ajo ka arritur të gjejë dokumentat e firmosura dhe shkresat zyrtare që e kanë kopsitur denoncimin e saj për në SPAK. Gjatë prezantimit në videon ilustruese që Kryemadhi dukej se e kishte xhiruar që më parë ajo deklaroi se ka edhe dokumenta të tjera që tregojnë se si janë paguar zyrtarët shtetërorë. “Njërin prej tyre do ta publikoj sonte ne mbrëmje gjatë një interviste te Fevziu në Opinion” tha ajo pas prezantimit për gazetarin e Lapsi.al.
Zbulimi i këtyre dokumentave e ka thelluar skandalin e përfolur të inceneratorëve ndërkohë që në radhët e qeverisë ka shtuar dyshimet, se kush nga njerëzit e brendëshëm të qeverisë i ka nxjerrë ato, që janë një lëndë e pashmangshme për drejtësinë.

©Lapsi.al

 

Analiza e 7 Shkeljeve Ligjore sipas LSI

Ministria e Mjedisit është vetshpallur si autoritet kontraktor. Bazuar në nenin 13 të Ligjit 125/2013 duhej që Këshilli i Ministrave të përcaktonte me vendim autoritetin apo autoritete kontratore konkrete që duhej të zhvillonin procedurën koncesionare pasi fusha e koncesionit është kopetencë e dy autoriteteve kontraktore.
SHPERDORIM I PASTER DETYRE.
Neni 248 i Kodit Penal (Dënim deri në 7 vjet burg) –
PERGJEGJES:
Lefter Koka

Me deklarimet e tij se: “Ky projekt kurrsesi nuk ka efekte shtesë në buxhetin e shtetit”, Ministri i Mjedisit ka MASHTRUAR të gjitha Institucionet Shtetërore. Këtë deklarim ky Ministër e ka paraqitur edhe pranë Këshillit të Ministrave gjatë procedurës së miratimit të VKM për Dhënien e Bonusit prej 8% të pikëve shoqërisë “Integrated Energy BV”.
SHPERDORIM I PASTER DETYRE.
Neni 248 i Kodit Penal (Dënim deri në 7 vjet burg) –
PERGJEGJES:
Lefter Koka
Në kundërshtim të plotë me Ligjin 9000/2003 datë 31.01.2003 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave”, pa dakordësinë e Ministrit të Drejtësisë, Ministrit të Financave dhe Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Autoriteti Kontraktues I ka akorduar bonusin prej 8% të pikëve shoqërisë “Integrated Energy BV”.
SHPERDORIM I PASTER DETYRE DHE SHKELJE E BARAZISE SE PJESMARRESVE NE TENDER
Nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal
(Denimi deri në 7 vjet burg)
PERGJEGJES:
Engjell Agaci

Autoriteti Kontraktues, në kundërshtim të plotë me Ligjin 125/2013 “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”, I ndryshuar dhe Ligjin nr. 9643 datë 20.11.2016 “Për Prokurimin Publik” I ndryshuar”, ka zhvilluar një procedurë kombëtare, ndërkohë që procedura ligjore duhet të ishte ndërkombëtare (publikimi ndërkombëtar nga 45 ditë që duhej ligjërisht është bërë vetëm 16 ditë).

SHPERDORIM I PASTER DETYRE.

Neni 248 dhe 258 i Kodit Penal (Dënim 3 deri në 7 vjet burg) –

PERGJEGJES:

Lefter Koka dhe Komisioni i Dhenies me Koncesion

Autoriteti Kontraktues ka zhvilluar procedurën koncesionare, pa marrë më parë miratimin e Qarkut Tiranë.
SHPERDORIM I PASTER DETYRE.
Neni 248 I Kodit Penal
(Denimi deri ne 7 vjet burg)
PERGJEGJES:
Erion Veliaj, Alqi Bllako, Lefter Koka

Në kundërshtim të plotë me Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, Kryetari I Bashkisë Tiranë ka dhënë miratimin për projektin e studimit të Fizibilitetit, miratim I cili e ngarkon Bashkinë Tiranë me një pagesë që fillon me 1 milion Euro vitin e parë të projektit dhe përfundon me 5.1 milion Euro në vitin e 30-të të projektit, në total 91 784 500 Euro pa TVSH për 30 vitet e kohëzgjatjes së kontratës së koncesionarit, pa marrë miratimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

SHPERDORIM I PASTER DETYRE
Neni 248 I Kodit penal

(Denimi deri ne 7 vjet burg)

PERGJEGJES: Erion Veliaj

Ne kundërshtim të plotë me Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetqeverisjen Vendore”, Kryetari i Bashkisë Tiranë ka dhënë në përdorim të shoqërisë koncesionare pasurinë e paluajtshme që ka në pronësi Bashkia Tiranë (60.9% të territorit të projektit) pa marrë miratimin e Këshillit Bashkiak.
SHPERDORIM I PASTER DETYRE
Neni 248 I Kodit Penal
(Denimi deri në 7 vjet burg)
PERGJEGJES:
Erion Veliaj

 

 

 

20 Comments

    1. Hhhhaaa. Cfare nuk degjon ne kete fshatin tone. Nje e “ndershme” qe e kishte burrin per burg akuzon ca te pandershem dhe te korruptuar. Sa naiv qe jeni. Asgje nuk do te ndodhi. Sa do te denohet Berisha per qelbersillekun e klubit Partizani aq do te denohen edhe keta.

  1. C hapi mo. Pordhen e radhes.
    Keshtu ne ajer flas dhe un ter diten po kush me degjon po nuk nxora prova. Pastaj me sa dim sikur e coi dhe pd ne spak para disa muajsh. Po nje mut i madh doli.
    Aaaa po tani qe i denoi mona nga zyra e saj tani po qe do denohen. Dhe po su denuan na del qe spak eshte grup armiqsor.

  2. Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë publik Raportin e Strategjisë Kombëtare të Kontrollit të Narkotikëve duke vënë theksin tek pastrimi i parave dhe Kontrolli i drogës dhe lëndëve narkotike. Raporti vë në dukje se Shqipëria ka patur progres me zbatimin e ligjit anti-Mafia, duke sjellë në vëmendje konfiskimin prej 40% të pasurisë së Klement Balilit, njohur si ‘Eskobari i Ballkanit’ dhe sekuestrimin e bizneseve të shumta të Ylli Ndroqit, i cili dyshohet se ka organizuar trafik narkotikësh në Turqi dhe Itali

    Raporti gjithashtu thekson se ndryshimet e fundit ligjore dhe të politikave kanë përmirësuar aftësinë e Shqipërisë për të luftuar pastrimin e parave dhe krimet financiare.kur u be mona dhe gjygjtare prokurore,nuk na e keshtu thene byrektorja e pd kete gje

  3. Nqs do ti jepte DASH medalje prokurorisë dhe jo Dvoranit ndoshta do ishin vënë në lëvizje dhe do të nisnin hetimet ndaj kësaj skeme mafioze korrupsioni. (Edhe pse mund të jusitifikohen që janë të zënë duke hetuar lejet e kullave të Ndragheta-s)
    Por jo, duhet të dalin partitë ose mediat me dokumenta në duar që më pas të bëjnë sikur hetojnë, dhe pastaj pa pikë turpi pëllasin për reformën në drejtësi.

  4. Dhe mos qesh pastaj po deshe.
    Fillojn e bejn analiza, dhe ne fund te analizimit te denojn me nga 7 vite burg.
    Sa e thjesht eshte bota per keta.

  5. Aman jepini nje kocke edhe Metes qe familja te marri fryme.
    Frika i ka hyre ne palce ketij Mete dhe na merr rolin e heroit hajdut,do pres duart,do pres kokat.jam Vojo Kushi e te tjera pordhe frikanaci.
    Per kete bucen as qe e rruaj fare,kjo eshte buce kombinati.

  6. Ore mufka, iditesia qe te mbroni nje vjedhje ne incerenatore, qe ka bere mu, me firmen e ketij Km, qe mundohet te fshihet pas gjethes se fikut, duket ashiqare. Kjo nuk po flet, por po denoncon dokumentet e vjedhjeve qe ka bere kjo qeveri me kete mareveshje, ku nuk jane pak duart qe jane zgjatur. Per kete po kerkon drejtesine e ketij procesi, qe SPKU rilindas as qe ka luajtur vendit, si per kete, e per shume denoncime padi qe i eshte bere. Andaj, te kerkosh drejtesi me fakte, e qe ky organizem nuk ka levizur gjakundi, duket suksesi i ketyre organizmave partiake qe ka ne sqetull mafia shteterore rilindase, e kjo pa nje e dy. Drejtesia le te godase, me drejtesi e me fakte te tere mafiozet e vertete, e jo te na beje shou me therrime, se gjoja po punojne, ashtu si me dosjet e vjedhjeve te votave, apo me koncesionet e rrugeve te shumefishuara ne cmime, e qe as nje te arrestuar nuk ka. Andaj, ju rilindas te kanabisit, PPPve, koncesioneve, vjedhjeve te taksave, e ndihmave nga europa, nuk keni moral qe te sulmoni te tjeret pa lare zgjyren qe ju ka mbuluar.

    1. O xixa, a nuk e kupton se keta jane raca qe po ia nguli Rama e kane per nder bertasin nga kenaqesia? Po ia nguli ndonje tjeter, fillojne e hidhen perpjete. Keta harrojne se Rama erdhi ne pushtet ne daje te Ilir Metes te cilin dy vite me pare e sulmuan me te gjitha menytat e mjetet. Bertasin drejtesi per 21 janarin dhe harrojne 2 prillin, por jo vetem kaq, por komandantin e grupit te zjarrit e bejne kryetar te partise dhe me vone kryetar te bashkise. Partise se vet ia japin prapanicen me kenaqesi dhe bertasin shtyje me fort. Po t’i prekin prapanicen te tjeret, hidhen e bertasin se i perdhunuan. Por a mund te perdhunohet prostituta?

  7. Po jevgjitin e gjirokastres qe ishte strumbullari i gjithe kesaj afere superkorruptive ku e ke lene? Po gjatoshi , krtesrtumbullari, ku eshte ? Me duket se po mundoheni me heq vetullat por po nxirrni syte . Te gjithe kurvat duhen degdis ne burg . Megjithate , nje bravo te madhe monika dhe lsi e meritojne .

  8. Vito mashtruesi i kerrmillit , shoku i Nikos se Orneles se Varuzhan Piranjanit thotë:

    Ai Bllako sikur ka qene ca kohe Sekretar ne Presidence?
    E dinte Like floriri qe ky ishte paksa hajdut ?

  9. Kjo eshte ajo bomba e madhe qe do plaste Monika prej dy ditesh?
    Po kjo as pordhe e madhe nuk eshte.
    Lefter Koka, ministri i LSI, i jep shtate vite burg kryetarja e LSI.
    Kur jane me LSI jane burra te mire. Sapo largohen, behen llumi i LSI.
    Ka me qindra te tjere burra e gra te nderuara qe sot jane ne LSI. Por nje dite do te largohen dhe do te quhen llum…

  10. Të gjitha këto maskarallëqe hajdutërie kanë ndodhur gjatë kohës kur LSI ishte në aleancë qeverisëse me PS e që tnj. Kryemadhi që po i denoncon sot, sigurisht që ka marë edhe koston e partisë së saj.
    Pikërisht për këtë më duket se denoncimi i saj i ilustruar me dokumenta, shkresa me firma e vula institucionesh, të krijon bindjen për vërtetësinë e këtij denoncimi.
    Lefter Koka që duket se është strumbullari i kësaj mega afere korruptive, ka qenë ministër i LSI, e nëse znj.Monika nuk e ka kursyer ate në akuzat, kjo mund të lexohet edhe si ndjesë publike për LSI.

    Nga dokumentat del se Arben Ahmetaj si ish ministër socialist i financave, paska qenë kundër këtij koncesioni korruptiv, por derisa Rama, pasi e hoqi nga detyra ndoshta për këtë arsye, dy vitet e fundit e ka afruar përsër duke e bërë ministër të rindërtimit. , Po kështu kundër kësaj afere ka qenë edhe edhe ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani, që u shkarkua nga Rama për denoncimin e kanabizimit,, ama ky i fundit është në vazhdim një nga zërat më kritikë të qeverisë Rama.

    Por a është vërtetë ky rasti i vetëm i abuzimeve me koncesionet apo më i madhi siç pretendon znj.Monika ?
    Janë denoncuar edhe dy koncesionet e tjera me inceneratorët në Elbasan e Fier që janë po aq para vjedhjesh të taksave shqiptare. Vetëm se ato denoncime nuk ka pasur mundësi të shoqërohen me një dokumentacion të plotë.
    I kanë vajtur edhe SPAK-ut mesa dij këto denoncime e nuk ka lëvizur..

    Tani topi është plotësisht tek SPAK-u , pasi para nisjes së denoncimit , znj. Monika paraqiti publikisht të gjithë historinë e kësaj afere, me personazhe konkretë me firma e vula.

  11. Keta filluan po denoncojne vjedhjet qe kane ber vete.Lefter Koka ka qene minister i LSI ne ate kohe dhe padyshim cifti ka marre pjesen e tij se ne partine familjare askush nuk mund te bej biznes pa paguar pjesen e luanit te pronaret e sh.p.k se.SPAK duhet te hetoje fort sepse po eshte e vertet jane shume pare te taksave tona.

  12. Me shume sesa nje denoncim mu duk nje avokati e perkryer . Te nxjerresh jashte loje dy pronaret e vertete te inceneratoreve , te gjatin tone dhe “ezmerin” e gjirokastres , atehere do te thote avokati e paster ose : une te mbroj sot ti me mbro neser . Kot nuk thone korbi korbit nuk ja nxjerr syte . Dhe e fundit , nese do ti çmotosh apo ti reltivizosh gjerat deri ne grotesk jepjani “anatisteve te pavarur” ne emisionet televizive , sipas pageses ata japin verdiktin . Mbas politikaneve dhe drejtesise , keta “anatist te pavarur” jane nje e keqe e madhe ne kete vend . Eshte ngritur nje sistem i tille qe ka krijuar nje vorbull te se keqes qe eshte veshtire ti shpetosh . Pa ndryshime radikale ky vend eshte i destinuar drejt vetshkaterrimit . Nese inceneratoret dhe unaza perfundojne ne nje mjegullnaj alla politikshe , atehere une nuk shoh asnje shprese per te ardhmen e ketij vendi , keq e me keq do shkoje . Alternativat ? Ose largohu ose bej revolucion .

  13. Po kto dun me i bo njerezit per budallenj me zor.
    Po ku ka minister a drejtor drejtorie qe nuk u kolliste te Iliri? Po pse me per syt e bukur e vuri LSI minister ate?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu