• |
ide | kryesore

Gigi bën ndryshim në look gjashtë muaj pas lindjes së vajzës

-Instant, Paparazzi, Slider



Gigi Hadid ka ndryshuar së fundmi “look” dhe shkak u bë “The Queen’s Gambit”, që ka fiksuar gjithë botën. Ditën e djeshme së bashku me motrën e saj, Bella Hadid, Gigi u bë pjesë e sfilatës së “Versace” ku u shfaq me një pamje krejtësisht të re.

Gigi ka hequr dorë nga flokët bjond dhe tashmë i ka të lyer me një ngjyrë të kuqe të ngrohtë. Vetë supermodlja ka treguar se është frymëzuar për të bërë këtë ndryshim kaq të madh nga personazhi i Beth Harmon, një rol i luajtur nga Ana Taylor-Joy.

E dedikuar për të gjithë njerëzit përgjegjës për The Queen’s Gambit“, shkroi Gigi përkrah një fotografie në Instagram, ku dukej qartë ndryshimi në pamje.

Gigi Hadid u frymëzua nga 'The Queen's Gambit' dhe tani

Ky është ndryshimi i parë që Gigi Hadid bën në pamjen e saj pas lindjes së vajzës, Khai. 6 muaj më parë ajo solli në jetë të voglën dhe gjatë shtatzënisë së saj modelja i mbajti flokët të gjatë e natyralë dhe nuk bëri as ndryshimin më të vogël. Kjo ishte dhe hera e parë që Gigi ju rikthehej pasaraleave pas shumë muajsh dhe ky ndryshim në pamje ishte i domosdoshëm  për të shënjuar këtë kapitull të ri në jetën e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *