Revista ‘Forbes’ së fundmi ka zbuluar se sa është pasuria e Princ Harry dhe Meghan Markle.
Sipas tyre, edhe pse cifti ka hequr dorë nga titujt mbretëror,pasuritë e tyre kapin shumën prej 5 milion dollarë, pothuajse aq sa kishin kur ato jetuan një vit në familjen mbretërore.Sipas mediave të huaja, Harry ka trashëguar nga Lady Diana 10 milionë dollarë, ndërsa Meghan ka kursyer 2 milion dollarë falë punës së saj si aktore.Dyshja shpenzoi gati 15 milion dollarë, nga të cilat 5 milionë tashmë janë paguar, pjesa tjetër do të paguhet në formën e kredisë, për të blerë shtëpinë në të cilën jetojnë.Megjithatë, sipas Forbers pasuria e tyre do të vazhdojë të rritet deri në 18 milion dollarë falë marrëveshjeve të nënshkruara me prodhimin e dokumentarëve, filmave artistikë dhe shfaqjeve për fëmijë.