• |
ide | kryesore

Duhanpirja alternative/ Gratë më të mençura se burrat? Çfarë thotë studimi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Thuhet se gratë janë më të mençura dhe më praktike se burrat. Burrat zakonisht nuk janë dakord me këtë. Por kur bëhet krahasimi, argumentet nuk janë në favor të tyre. Përkundër stereotipeve, faktet konfirmojnë se gratë i japin makinës në mënyrë më të kujdesshme, kanë menaxhim më efikas të buxhetit dhe madje menaxhojnë më mirë kompanitë dhe shtetet.

Dhe një studim i kohëve të fundit mes grave në Izrael zbuloi se ato pinë më pak duhan dhe janë ato që po kalojnë gjithnjë e më shumë te alternativa e cigareve: duhani pa tym, me ngrohje dhe jo me djegie. Nuk ka dyshim se është më mirë të heqësh dorë nga pirja e duhanit krejtësisht. Kohët e fundit, ka një ndërgjegjësim në rritje për rreziqet e cigareve tradicionale dhe gjithnjë e më shumë duhanpirësit po kërkojnë ndihmë për të lënë këtë zakon të keq. Kjo sepse ata e kuptojnë se është i rrezikshëm për shëndetin e tyre dhe mund të shkaktojë sëmundje serioze.

Shanset e suksesit në lënien e duhanit rriten shumë nga disponueshmëria e ndihmës profesionale, të tilla si pjesëmarrja në seminare për lënien e duhanit. Ka gjithashtu mbështetje me anë të linjave të specializuara telefonike. Për duhanpirësit e rritur, që nuk janë ende të gatshëm të heqin dorë plotësisht nga duhani, ekzistojnë alternativa, të cilat vitet e fundit janë përhapur gjerësisht në të gjithë botën. Këto alternativa përfshijnë teknologji të ndryshme, përfshirë atë të ngrohjes së duhanit. Më i zakonshmi ndër alternativat është eleminimi i procesit të djegies që ndodh në një cigare të rregullt. Kur nuk ka tym nga djegia, ekspozimi ndaj kimikateve të dëmshëm zvogëlohet ndjeshëm. Provat për këtë efekt erdhën kur IQOS, Pajisja e Ngrohjes së Duhanit, vetëm për duhanpirësit e rritur, ishte produkti i parë në histori që u deklarua nga Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) si pajisje me risk te modifikuar, pajisje që “ngroh duhanin dhe nuk e djeg atë” dhe për këtë arsye “zvogëlon ndjeshëm ndikimin në trup nga kimikatet e dëmshëm.”

IQOS po fiton popullaritet në më shumë se 60 tregje në vende të ndryshme, përfshirë edhe Shqipërinë. Zakonisht shumica e përdoruesve të këtij sistemi inovativ të ngrohjes së duhanit dhe mosdjegies së tij, veçojnë si prioritare mungesën e tymit dhe erës së rëndë të cigares tradicionale (përfshirë erën në rroba, flokë, etj.) si arsyet kryesore për zgjedhjen e kësaj alternative të duhanpirjes. Gjithsesi, duhanpirësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm që benefiti kryesor është risku i reduktuar për shëndetin e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *