• |
ide | kryesore

Cara Delavingna: Doja të vrisja veten kur mëspva se isha lezbike

-Instant, Paparazzi, Slider



Cara Delevingne i ka pranuar botës prirjen e saj seksuale, duke treguar se tërhiqet nga femrat.

Kështu, ajo ka jetuar e qetë lidhjet e saj të dashurisë me vajza të ndryshme, teksa në verën e vitit 2019 doli lajmi se ajo dhe Ashley Benson ishin fejuar.

Mirëpo, jo gjithçka ka qenë kaq e lehtë për Cara-n që në fillimet e saj. Modelja ka treguar së fundmi për Gwyneth Paltrow se kur kuptoi për herë të parë preferencat e saj seksuale, ka menduar të vrasë veten.

Cara ka treguar se ka qenë homofobe dhe ka qenë e vështirë për të ta mendonte apo t’ia pranonte vetes të ishte me një partnere të së njëjtës gjini. Ndaj, kjo kishte qenë periudha më e vëshitrë për modelen.

Më tej ajo ka shtuar se shpresonte ende të ishte një person me preferenca ‘straight’, ndonëse pasi e pranoi se nuk ishte kështu nisi të mësohej me idenë dhe pas kaq kohësh pranimi i këtij fakti është gjëja që do më shumë tek vetja.

Delevingne ka vuajtur për një kohë të gjatë nga depresioni dhe ankthi, teksa luftonte me veten për të pranuar faktin se kishte prirje të tjera seksuale dhe ishin femrat ato që i pëlqenin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *