• |
ide | kryesore

Vendimi për AstraZeneca, Rama: vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Agjencia Europiane e Barnave (EMA) njoftoi ditën e sotme se nuk ka asnjë provë që vaksina AstraZeneca të shkaktojë mpiksje të gjakut, për këtë arsye ajo nxiti shtetet që kanë siguruar doza të kësaj vaksine, të rinisin qetësisht injektimin në popullatë.

Pas këtij vendimi, ka ardhur dhe një reagim nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrejte sociale, shkruan se tashmë mbetet që të mos ndërpritet procesi i vaksinimit në mënyrë që të shkëputet hallka e zinxhirit të infektimeve .

“Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECA
Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita ”, shkroi kryeministri Rama.

Kujtojmë se Shqipëria ka siguruar mbi 40 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, e cila është përdorur për mësuesit në të gjithë territorin e vendit.



4 Comments

  1. befas opozita ka dale hapur kunder perdorimit te ketyre vaksinave. Nje gje eshte fakt: nese vaksinat ne sasi te madhe mberrijne javes tjeter, pikerisht pak dite para fillimit te fushates, sigurisht aty ka mbrenda indicje edhe te perdorimit elektoral. Por a duhet kjo te na interesoje? Sali Berisha ka dale kunder tyre, por a jemi ne gati te vdesim per Sali Berishen, dhe perse duhet te shihemi si pro Rames, nese jemi pro vaksines?Haloperidolin vetem nje njeri monster e ka pire dhe e pire prej 50 vjetesh dhe ai eshte salih karaxhic berisha,por ai tani nuk eshte vetem sepse pjellat e tij bolshevike po komentojne ketu te lapsi perdite nga byrektorja e pd ne katin e dyte te shqupit me shefa elona meco dhe erion isufin qe ju japin dhe Haloperidolin e holluar

    1. Indicje apo dyshim apo mundesi apo tregues..Na prishet shqipen e te pareve ju te selise pink..nga rrugetimi, modelingu etj etj gjuhe transesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *