• |
ide | kryesore

Shkodër/ Po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm në Mal të Zi, arrestohet 51-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ka vendosur në pranga një 51-vjeçar, pasi u kap duke transportuar në kufirin me Malin e Zi 6 emigrantë të paligjshëm. Arrestimi i 51-vjeçarit E. A., u bë në aksin rrugorë Shkodër-Hani i Hotit, në vendin e quajtur “Rotondo e Koplikut”.

Ai po transportonte me mjetin e tij tip “Volkswagen” gjashtë shtetas nga vende të treta, ku pas Malit të Zi, ata do të tentonit të shkonin në një tjetër shtet Evropian. Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, është kapur dhe ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim K. P. 49 vjeç, banues në Laç.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin e datës 25.05.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *