• |
ide | kryesore

Si reagoi Fjolla Morina pas vendimit të gjykatës

-Instant, Paparazzi, Slider



Prej dy muajsh, këngëtarja Fjolla Morina është në kërkim nga policia ndërsa sot, Gjykata e Kukësit e dënoi atë me 6 vite burg.
“Vendimin do ta ankimojmë në Apelin e Shkodrës”, u shpreh avokatja e Fjollës, e cila kërkoi dënim me gjobë për të.

Nga ana tjetër, megjithëse ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe në kërkim nga policia, kjo nuk e ka penguar në asnjë moment që të shijojë jetën e saj. Së fundmi, ajo shijoi pushimet në Dubai me partnerin e saj Fisnik Sylën, me të cilin gjithashtu u kurorëzua me martesë po atje, pas një propozimi romantik.
a qenë Fjolla ajo që ka ndarë fillimisht me ndjekësit në rrjete sociale foto e video nga ky moment special në jetën e saj.
Fisniku duket se e ka menduar gjatë propozimin, sepse është një ndër më të bukurit që kemi parë. Në një pishinë është shkruar me petale trëndafili të kuq “Fjolla të dua! A do martohesh me mua?”.
Pasi e ka marrë Fjollën për dore për t’i zbuluar surprizën, Fisniku i është ulur në gjunjë këngëtares me një unazë diamanti për t’i propozuar. Sigurisht ajo nuk i ka rezistuar një propozimi të tillë dhe menjëherë ka pranuar.
“Dhe unë thashë ‘PO’. Zyrtarisht të martuar”, ka shkruar Fjolla përkrah postimeve.

Megjithëse u dënua me 6 vite burg, Fjolla publikoi si përgjigje një tjetër foto nga ishujt Maldive në Instagram, duke lënë të kuptohet se s’ja ndjen aspak për vendimin e gjykatës.



1 Comment

  1. fjolla 6 vjet uau!

    NDERSA prokurori kerkon qe lul berish te del nga burgu edhe pse i denuar me 3 burgime te perjetshme, por me vangjush dakon qe del garant ta rehabilitoje duke e punesuar per te pastruar reren e plazhit

    ripjellja e edi rames

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *