• |
ide | kryesore

Kush ishte “mjeshtri” i modifikimit të silenciatorëve për armët e grupeve kriminale

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë operacionit të sotëm RENEA sekuestroi një numër të madh armësh që përdoreshin nga një grup kriminal, ku ishin përfshirë Paris Prenga, Bledar Deda, Flor Abazi, të tre të arrestuar si edhe Sokol Gjura, i shpallur në kërkim.

Krahas armatimit, i cili ishte i viteve të fundit, policia ka sekuestruar edhe 25 cilenciatorë që përdoreshin për armë të ndryshme në shtëpinë e Bujar Jaupit. Blutë bëjnë me dije se Jaupi ishte me profesion tornitor dhe i shërbente grupit kriminal duke përgatitur për ta silenciatorët.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bujar Jaupi, me profesion tornitor, i cili u arrestua në flagrancë, janë gjetur dhe sekuestruar 25 silenciatorë për armë të ndryshme të prodhuara nga ky shtetas në tornon që kishte në përdorim në ambientet e banesës, një pistoletë me mulli dhe qindra pjesë për modifikimin dhe riparimin e armëve të zjarrit”, – njofton policia.

Krahas silenciatorëve tek shtëpia e Jaupit, RENEA sekuestroi edhe 7 makina, 2 prej të cilave të blinduara, armë të tjera si pistoleta dhe anti-tank si edhe lëndë narkotike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *