• |
ide | kryesore

Armë dhe lojëra fati/ Arrestohen disa persona në Bulqizë dhe në Mat

-Instant, Lajme, Të fundit



Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, parandalimin e konflikteve, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë apo mbajnë armë zjarri në banesë apo lëndë narkotike, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër njofton se ka vënë në pranga 1 shtetas, për kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe për armëmbajtje pa leje. Po ashtu njoftohet se janë shpalur në kërkim 2 të tjerë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, 4 armë të ftohta (thika)  dhe dy makineta të lojërave të fatit.

Në Mat është vënë në pranga 1 shtetas, për përndjekje, si dhe është kapur 1 person i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *