• |
ide | kryesore

Pse Rama mbron patronazhistët, pjesën më të fëlliqur të racës njerëzore

-Instant, Arkiva

Kryeministri Rama na mallkoi sot: “Të ua merrni të keqen patronazhistëve, ata ju njohin mirë”.


Dmth nuk qenka një rrjet normal hamendësimi por një shërbim i fshehtë paralel që na ndjek këmba-këmbës dhe na njeh mirë”.


Ishte pikërisht kjo akuza kryesore jona për ta: “Jemi të përgjuar, na është vjedhur privatësia”. Kryeministri ka zakon që të pohojë gjithfarë krimi e pastaj duke e përtallur atë, athua kështu krimi amnistohet. Në fakt pohimi i sotëm i Kryeministrit: “Ata dijnë gjithçka për ju” duhej të ishte një indicie e mjaftueshme për Prokurorinë për ta thirrur e pyetur. Ne e dimë që ai flet gjithmonë me ironi por Prokuroria duhet të jetë serioze. Me këtë logjikë ai do të tallë edhe krime më të rënda, edhe vrasje apo trafiqe ndërkombëtare e të mos japë llogari. Ambiguiteti gjuhësor mund të jetë një mënyrë për të kaluar lumin politikisht por jo edhe juridikisht.

Nëse Rama mendon se “ata na njohin mirë” duke qenë kryetari i kupolës së patronazhistëve duhet të futet në burg për vjedhjen e informacioneve private të shtetasve që qeveris. Ky është një shkak i mjaftueshëm për Prokurorinë në çdo vend.

Sa për Patronazhistët ata janë pjesa më e fëlliqtë e racës njerëzore. Ata janë ca militantë që kanë pranuar të jenë çimka partie. Jeta e tyre është shumë e mjerë për sa kohë kanë pranuar atë status. Ngjarja më e madhe e tyre ka qenë dekonspirimi. Nuk ka mëshirë për ta fare. Kurrë një njeri me integritet nuk do të pranonte të jetë pjesë e një organizate partie që mbledh të dhëna. Kryeministri tha sot që kjo është klasa e parë e kualifikimit për një karrierë politike.

E imagjinoni kush do na qeverisë? Këta nesër do na bëhen ministra. Prandaj siç na e raportuan identitetin dhe elementët tanë të privatësisë ne ashtu duhet tua kthejmë kusurin. Nuk ka respekt e as konfidencialitet për ta. Spiuni im quhej Bledar Garunja. Më kishte raportuar si votues të PD-së. Nuk e ke gabim Bledar.

Të paktën për këtë radhë.

Marre nga facebook i autorit Ermal Mulosmani

3 Comments

  1. Fragmente nga nje dosje e ish sigurimit te shtetit shqiptar.

    Ministria e Punëve te Brendëshme
    Drejtoria e Punëve të Brendëshme
    Ana e Sigurimit Tiranë
    Dosja Nr.5376-a

    Dosje Formular
    Kategoria 2-B Nr 2864

    Zini Fiqiri Mersini

    Shënime mbi realizimin e Plan masave operative agjenturore për datën 6.10.1955

    Pika e parë e planit u krye, u korospondua me Qarkun e Korçës me tonën Nr.3313 dt.17.10.1955 dhe Korça me Nr. 3642 dt 19.1.1956 na njofton se nga hetimet e zhvilluara nga ana jonë rezulton se nuk njihet në rrethin e Bilishtit.
    Pika e dytë u realizua dhe nga ana e kontrollit të dokumentave që disponon kjo drejtori nuk figuron gjë Zini Mersini si në lista dhe në dorë marje lekësh
    Për pikën e tretë: Shyqyri Gjinali është I larguar në Durrës, por nga njohja e shokëve nuk mundet të meret fare në proçes mbasi nuk është në gjëndje mendore. Edhe me Durrësin u korospondua dhe thotë nuk figuron fare.
    Abedin Cami u vërtetua në pashaportizim dhe nuk figuron I rregjistruar fare. Vetëm mbeti pa u pyetur nga ana jonë b.p. “Nërënxa e Shëngjinit” që mund ta njifte.
    Për pikën e katërt u studjua nga ana jonë Nevruzi por me qenë se ay tregon më shumë aktivitet nuk mund të rekrytohej me baza patriotike dhe me material nuk kishim për ta thyer.
    Për pikën e pestë Elvira Gjikondi u kontrollua në pashapartizim dhe nuk figuronte fare e rregjistruar, u korospondua me Durrësin dhe nuk figuronte, u korospondua me Vlorën me tonën Nr. 3964 dt.16.12.1955 dhe ajo me Nr 90 dt 4.1.1956 na njoftonte u informuan nga kushërirat e saj në Vlorë se banonte pranë vëllait të saj në Tiranë Andrea Gjikondi në Rr. Sh. Dishnica. I vëllai nuk është kontrolluar nga ana tonë nëse figuron ose jo.
    Drejtimi I b.p. Mborja, Vet-gjykimi, e Gargarja është bërë por nuk kemi patur mundësi që të takoheshin me të ngaqë janë në vënde punë të ndryeshme dhe sidomos që kur Ziniu ka hyrë ka hyrë në punë nuk janë takuar fare.
    Kryesisht nga pikat e planit mbetet të realizohet edhe njëherë vertëtimi I Abedin Camit dhe sidomos Elvira Gjikondi për ta marë në proçes-dëshmie por me kujdes se këto gjëra ja ka thënë ish burrit të saj dhe është b.p. I Qarkut Vlorë

    Punëtori Operativ
    N/Toger Ndreko Thamo
    Tiranë më 20.2.1956

  2. Fragmente nga nje dosje e ish sigurimit te shtetit shqiptar.

    Ministria e Punëve te Brendëshme
    Drejtoria e Punëve të Brendëshme
    Ana e Sigurimit Tiranë
    Dosja Nr.5376-a

    Dosje Formular
    Kategoria 2-B Nr 2864

    Zini Fiqiri Mersini

    Shënime mbi realizimin e Plan masave operative agjenturore për datën 6.10.1955

    Pika e parë e planit u krye, u korospondua me Qarkun e Korçës me tonën Nr.3313 dt.17.10.1955 dhe Korça me Nr. 3642 dt 19.1.1956 na njofton se nga hetimet e zhvilluara nga ana jonë rezulton se nuk njihet në rrethin e Bilishtit.
    Pika e dytë u realizua dhe nga ana e kontrollit të dokumentave që disponon kjo drejtori nuk figuron gjë Zini Mersini si në lista dhe në dorë marje lekësh
    Për pikën e tretë: Shyqëri Gjinali është I larguar në Durrës, por nga njohja e shokëve nuk mundet të meret fare në proçes mbasi nuk është në gjëndje mendore. Edhe me Durrësin u korospondua dhe thotë nuk figuron fare.
    Abedin Cami u vërtetua në pashaportizim dhe nuk figuron I rregjistruar fare. Vetëm mbeti pa u pyetur nga ana jonë b.p. “Nërënxa e Shëngjinit” që mund ta njifte.
    Për pikën e katërt u studjua nga ana jonë Nevruzi por me qenë se ay tregon më shumë aktivitet nuk mund të rekrytohej me baza patriotike dhe me material nuk kishim për ta thyer.
    Për pikën e pestë Elvira Gjikondi u kontrollua në pashapartizim dhe nuk figuronte fare e rregjistruar, u korospondua me Durrësin dhe nuk figuronte, u korospondua me Vlorën me tonën Nr. 3964 dt.16.12.1955 dhe ajo me Nr 90 dt 4.1.1956 na njoftonte u informuan nga kushërirat e saj në Vlorë se banonte pranë vëllait të saj në Tiranë Andrea Gjikondi në Rr. Sh. Dishnica. I vëllai nuk është kontrolluar nga ana tonë nëse figuron ose jo.
    Drejtimi I b.p. Mborja, Vet-gjykimi, e Gargarja është bërë por nuk kemi patur mundësi që të takoheshin me të ngaqë janë në vënde punë të ndryeshme dhe sidomos që kur Ziniu ka hyrë ka hyrë në punë nuk janë takuar fare.
    Kryesisht nga pikat e planit mbetet të realizohet edhe njëherë vertëtimi I Abedin Camit dhe sidomos Elvira Gjikondi për ta marë në proçes-dëshmie por me kujdes se këto gjëra ja ka thënë ish burrit të saj dhe është b.p. I Qarkut Vlorë

    Punëtori Operativ
    N/Toger Ndreko Thamo
    Tiranë më 20.2.1956

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu