• |
ide | kryesore

Super League nën dy zjarre: Dortmund e Bayern “absolutisht kundër”

-Instant, Sport



Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, dy klubet gjermane prezentë në bordin e Këshillit të Administrimit të Shoqatës së Klubeve Evropiane, kanë folur fuqimisht kundër planit për të krijuar një Super League. Këtë e deklaroi CEO i Borussia Dortmund Hans-Joachim Ëatzke. “Ne u takuam të dielën në mbrëmje për një konferencë virtuale dhe konfirmuam vullnetin e klubeve të përfshira për të mbështetur reformën e planifikuar të Champions League, duke hedhur poshtë planet për të formuar një Super League. Të dy klubet gjermane të përfaqësuara shprehën të njëjtën pikëpamje.”

Elita e klubeve europiane, themeluese të Super League, është tashmë nën dy zjarre. Përvec konfrontimit me UEFA-n, që po agravohet me kalimin e orëve, me palët të ndara në llogore pushteti, tani edhe klubet me peshë duket se po dalin kundër. Ashtu si Bayern e Dortmund, edhe PSG gjithashtu e ka quajtur veten jashtë vendimit për të filluar Superligën. Të paktën tani për tani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *