• |
ide | kryesore

Reagon vajza e Bill Gates pas lajmit për divorcin e prindërve:Ka qenë një periudhë sfiduese

-Instant, Paparazzi, Slider



Bill dhe Melinda Gates njoftuan para disa ditësh se kishin vendosur ti jepnin fund martesës së tyre.

Përmes rrjetit të tij social,Twitter,Bill publikoi një deklaratë të dyshes ku shpreheshin se pavarësisht divorcit ata do të vazhdonin të punonin së bashku.“Pas shumë mendimesh dhe shumë punë për marrëdhënien tonë kemi marrë vendimin që t’i japim fund martesës.Gjatë këtyre 27 viteve ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që ndihmon gjithë njerëzit nëpër botë të kenë një jetë të shëndetshme dhe produktive.Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku, por nuk do të jemi më bashkë gjatë pjesës tjetër të jetës.Ju kërkojmë hapësirë dhe privatësi teksa ne adaptohemi me ketë fazë të re të jetës”,deklaroi ish cifti.Gjithashtu edhe vajza e madhe e tyre Jennifer Gates, ka reaguar pas lajmit“Deri më tani, shumë prej jush kanë dëgjuar lajmet që prindërit e mi po ndahen.Ka qenë një periudhë sfiduese për të gjithë familjen tonë.Unë jam ende duke mësuar se si të mbështes më së miri procesin dhe emocionet e mia, si dhe anëtarët e familjes në këtë kohë, dhe unë jam mirënjohëse për hapësirën për ta bërë këtë. Unë personalisht nuk do të komentoj më tej për asgjë rreth ndarjes, por ju lutem ta dini se fjalët tuaja të mira dhe mbështetja kanë kuptimin e botës për muaFaleminderit për kuptimin e dëshirës sonë për privatësi ndërsa ne lundrojmë në fazat e ardhshme të jetës sonë”, ka shkruar Jennifer në InstaStory.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *