• |
ide | kryesore

Çani: Edhe Berisha do i kishte humbur këto zgjedhje, nëse ikën Basha nga PD mua më pëlqen…

Arkiva, Lajme, Të fundit

Tashmë ka një lëvizje të zyrtarizuar për reformimin e Partisë Demokratike me propozime konkrete për dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës, ndryshimin e statutit dhe hapjen e partisë. Gazetari Arjan Çani duke komentuar të ardhmen e kësaj lëvizjeje tha se Basha duhet të japë dorëheqjen edhe pse sipas tij faji i humbjes së zgjedhjeve nuk qëndron te kreu i opozitës.


“Mendimi im dhe po të isha si Basha, unë do kisha ikur pas kësaj humbjeje. Dhe jo për fajin e tij sepse edhe Berisha po të ishte në krye të PD me këtë lloj mundësie qeverisje do ishte e pamundur të fitonte zgjedhjet. Nuk është faji i kryetarit për humbjen e zgjedhjeve.


Një gjë është e rëndësishme që në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje të lira dhe ndershme, por zgjedhje shtetërore, ku shteti është kundër opozitës dhe kush lufton me shtetin është e pamundur të fitosh.

Kështu që Basha si kreu i PD nuk është se ka faj për këtë humbje por ai duhet të iki që në 2025 mos t’i thonë që ti e ke fajin sepse nëse vazhdojmë kështu edhe në 2025 prapë humbin. Rama është instaluar mirë deri në 2029 nëse nuk ndodh asgjë aksidentale gjatë rrugës. E shoh dhe për një mandat tjetër” – tha Çani.

I pyetur se nëse ikën Basha kë sheh si kandidat të mundshëm për të zëvendësuar atë, Çani veçoi emrin e Arben Imamin.

“Nëse do ikte Basha unë nga këta që janë në xhiro do vendosja Ben Imamin. Ai mua më frymëzon. Mund ta bëjë në parim. Sistemi i Ramës është kaq i fortë pervers saqë edhe Zoti të vi në tokë është e pamundur të mundi sistemin e Edi Ramës. Nuk bëhet fjalë për të mundur Ramën, ai i ka të gjitha apazonin, por këtu lufta është me një super fuqi te një katundi siç është Shqipëria që mbështetet shumë hapur nga ndërkombëtarët” – tha Çani.

Çani tha se nëse Basha vendos të mos dorëhiqet zgjidhja do të ishte të pranonte bashkëqeverisjen me Ramën.

“Le të jemi pragmatistë jo cinikë. Nëse Basha ka vendosur të mos ikë le ta çojë deri në fund dhe ti thotë po bashkëqeverisjes. Rama e di se këto zgjedhje nuk i ka fituar vërtet madje dhe miqtë e tij ndërkombëtar e dinë dhe kërkon ta mbajë butë me Bashën. Kërkon të heqë vëmendjen nga skandalet që dalin ditë për ditë nga deformimi i votës. Vendi nuk ngelet pa pushtet sepse do ketë gjithmonë njerëz që kërkojnë pushtetin. Një opozitë do ketë” – tha Çani në MCN TV.

10 Comments

  1. Basha duhet te iki sepse percon emocionin e humbjes. Nje lider qe percjell ate emocion nuk mund te drejtoje beteja te medha sic eshte nevoja tani. Po deshi i themi edhe faleminderit per aq sa ka bere por duhet te iki me vrap se eshte me shume barre sesa aset ne ate post. Na duhet nje lider i qarte, nje lider qe nuk bie ne kete iluzionin idiot qe krijojne gojet prane Rames se mund te fitohen zgjedhje me gjithe shtetin dhe cdo instrument te erret pushteti kunder, por qe ka nje plan sesi permbyset ky realitet qe nese qendron i tille e ka denuar me vdekje opozitarizmin per shume, shume kohe. Nderkohe qe keta bejne plane sesi mund te ngadhenjehet mbi poshtersite e njohura te Rames, Rama shpik te tjera. Rama nuk eshte kurre i njejti ne metoda por gjithmone i njejti ne qellim:Pushtet me cdo kusht dhe mjet. Atehere kunderpergjigja duhet te jete rrezim nga pushteti me cdo kusht e mjet.

  2. Ore ti mir e ke po Basha kte e ka profesion nje lloj investimi qe nuk esht me i miri po qe prap del me fitim. Kshu qe basha pavarsisht se hiqet si me afer europes eshte nje kokerr shqiptari si tgjith ata qe e rrethojn apo gjoja i ka kunder. Ktu mer fund ky diskutim se edhe princ Vidin kur e sollen ktu nuk e zgjati shume se do ja kishin cu koken me tepsi ne Stanboll. Hajde trroj partia e EdLulit

  3. Triumfi i derisotëm i familjes Berisha përballë drejtësisë, është një nga arsyet e mungesës së autoritetit të drejtësisë në Shqipëri, ku një ish- kryeministër mburret që ka vrarë dhe nuk guxon njeri ta marrë në pyetje, ndërsa djali i tij dhe bashkëpunëtorët e tij të kapur në krim, janë të lirë dhe i bëjnë karshillëk drejtësisë shqiptare, duke investuar paratë e zeza të korrupsionit, për të paguar një shtyp mercenar, gazetarë bixhozxhinj dhe pseudointelektualë, që kur ka ndodhur kjo fatkeqësi kanë duartrokitur për vrasësit.

  4. E drejte analiza e Canit. Kur te iki me vete duhet te marri dhe ata Sorrosianet e vegjel qe ka PD. Rama eshte frikacak dhe genjeshtar nuk eshte ndonje zor i madh ta mundesh

  5. E të sjellim pleqtë e Krujës dhe atë që në 97 ishte protagonist kundër Pd.A mund të krahasohet Basha me Imamin.Asnjëherë.Basha është një udhëheqës tipik Europian kurse imami tipik me mëndësi arkaike shqiptare.Këtu problemi është Rama dhe kriminelët e tij e jo Basha.

  6. Këtu është në pah populli derrrrrrr idiot që e ka në zemër komunizmin që edhe mut han vetëm Ramën ta ketë ky derrrrr popull përpara e ven psrinë se sa familjen e vet

  7. Të ikë Basha,edhe e gjithë PD,dhe cdo institucion,dhe gjithe Shteti…
    Le te mbetet Ed kambalja dhe Arjan Cani me pseudonim “gojorja”….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu