• |
ide | kryesore

Berisha “non grata” në SHBA, flet ish-zyrtari i lartë i DASH: Nuk jam i befasuar, vendime të tilla nuk merren lehtësisht

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit Thomas Countryman, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se vendimet për përcaktimin publik të zyrtarëve të huaj të përfshirë në korrupsion të niveleve të larta nuk merren lehtësisht dhe shton se ai nuk ndihet i befasuar nga klasifikimi i ish-presidentit Sali Berisha si i tillë.

Ish-zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Thomas Countryman, thotë se nuk është i befasuar nga vendimi për ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të zotit Berisha.

“Nuk mendoj se audienca në Shqipëri nuk është në dijeni të shkallës së korrupsionit publik që ka prekur politikanë nga parti të shumta, kështu që ekziston një bazë faktike për përcaktimin”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Zoti Countryman, i cili si zevendës ndihmës sekretar për Evropën, mbulonte Ballkanin, thotë se megjithëse nuk i di argumentat që përbëjnë bazën për këtë vendim specifik, autoriteti që Kongresi i ka dhënë Departamentit të Shtetit ushtrohet me kujdes.

“Ai ushtrohet vetëm nëse ekziston një bazë e fortë faktike për identifikim korrupsioni të konsiderueshëm. Vihet në përdorim vetëm nëse korrupsioni është i rëndësishëm dhe veçanërisht në ato vende ku korrupsioni është një problem serioz dhe i përhapur. Për fat të keq Shqipëria është në atë kategori”, tha zoti Countryman.

Ai shton se shpreson që ky përcaktim të nxisë Shqipërinë dhe vendet e rajonit të luftojmë me forcë korrupsionin.

Ish-zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, thotë se nuk ka ndonjë arsye të fshehtë që njoftimi u bë në këtë moment dhe se burokracia në Shtetet e Bashkuara lëviz me ritmin e vet.

“Nuk besoj se SHBA kanë marrë ndonjëherë anë në Shqipëri në luftën shumë të hidhur politike mes partive kryesore. Por sigurisht kur isha unë në qeveri dhe besoj edhe më pas, SHBA janë shqetësuar gjithmonë për faktin se ka akuza të besueshme për korrupsion në lidhje me disa parti të ndryshme në Shqipëri. Shpresoj që ky veprim nga Shtetet e Bashkuara, i cili jam i sigurt se do të shihet si dramatik në Shqipëri, të sjellë si rezultat ripërtëritje të përpjekjeve për të ndërmarrë veprime kundër politikanëve të korruptuar nga çdo parti”, i tha ai Zërit të Amerikës.

Zoti Countryman e sheh ndryshe dhe parashikon të shohë edhe përcaktime të tjera të kësaj natyre.

“Duhet parë si një sinjal i qartë se korrupsioni i vazhdueshëm nga çdo parti në Shqipëri, nga çdo parti në vendet e tjera, ka pasoja përtej atyre të vetë vendit dhe ndikon në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara”, thotë ai.

Sipas tij këto veprime janë pjesë e një prirjeje të administratës së zotit Biden për ta pasur përparësi luftën ndaj korrupsionit global.

/VOA



6 Comments

  1. Ne 2011 ishte burre shteti ne 2021 i korruptuar ke te besojme te paren apo te dyten,shqiptaret s’duhet te harrojne Mariza Linon e 1997 ,kaq sa per kujtese.

  2. Këta flasin në kohën e tanishme dhe harojnë që Berisha që 13 ka çelsat e kashtës!!!Këta pak kanë për të ndaluar nga ky 8 vjeçar???Pse pikërisht Berisha???Pse tani??Pse pas zgjedhjeve???Pse kur në Kosovë u zgjodh Kurti???Ka shumë pikpyetje por e vërteta është që Amerika do të krijojë një hendek të madhe pakënaqësie me një pjesë shumë të madhe të shqiptarëve kudo ku janë por sidomos me ata që jetojnë në Ballkan.

  3. Per bythqir artisto – basketbollistin,

    kur do merrni noi vendim jo te lehte more

    zogjte e korbit te xhaxha sorres

  4. “Nuk mendoj qe shba ka mbajtur anen ne luften e eger politike ne shqiperi. ” me kete i paska sqaruar te gjitha.

  5. PSE PIKERISHT TANI QE U VODHEN VOTAT NE MENYREN ME KRIMINALE.
    NA ZHGENJEVE AMERIKE.
    POPULLI NUK ESHTE DELE SIC E ETIKETON RAMA.

  6. Keshtu thate edhe per Tom Doshin por nuk paraqitet asnje prove, e sot Doshi nga nje vote ka tre dhe nje parti.

    Skifo politike amerikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *