• |
ide | kryesore

Demi Lovato: Jam një person jo-binar

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Demi Lovato ka njoftuar se ajo ka një identitet gjinor *jo-binar dhe për t’iu referuar vetes do të përdorë përemrat ata/atyre (“them” ose “they”, që në anglisht përdoren për t’iu referuar një personi me gjini të paspecifikuar).

*Persona jo-binarë – që janë jashtë binarit gjinor, që nuk përcaktohen as meshkuj, as femra.

Në një postim në mediat sociale të mërkurën, Lovato tha:

“Çdo ditë që zgjohemi, na jepet një mundësi dhe shans tjetër të jemi ata që duam dhe dëshirojmë të jemi. Unë kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime duke u rritur para të gjithëve ju… ju keni parë të mirat, të këqijat dhe gjithçka mes tyre.

Jo vetëm që jeta ime ka qenë një udhëtim për veten time, por edhe po jetoja për ata që ishin në anën tjetër të kamerave. Sot është një ditë që unë jam kaq e lumtur të ndaj më shumë nga jeta ime me ju të gjithë – jam krenare t’ju bëj të ditur se unë identifikohem si jo-binare dhe zyrtarisht do të ndryshoj përemrat e mi në ata\ato tani e tutje”, -tha Lovato.

Këngëtarja tha se kapitulli i saj i ri erdhi “pas shumë shërimesh” dhe “punësh vetë-reflektuese”.

“Unë po e bëj këtë për ata që nuk kanë qenë në gjendje të ndajnë me të dashurit e tyre se kush janë në të vërtetë. Ju lutem, vazhdoni të jetoni në të vërtetat tuaja dhe ta dini se po dërgoj aq shumë dashuri në rrugën tuaj,” përfundoi Lovato.

Rikujtojmë që në muajin mars, Demi, e cila është aktiviste për të drejtat e LGBT, doli publikisht si paneksuale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *