• |
ide | kryesore

Berisha ‘non grata’, Zëri Amerikës: Meta sulmon hapur Departamentin e Shtetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta, reagoi sot me tone të ashpra ndaj vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për t’i ndaluar hyjren në territorin e Shteteve të Bashkuara ish presidentin dhe ish kryeministrit të vendit Sali Berisha dhe familjes së tij, për shkak të “korrupsionit në shkallë të lartë”. Në një postim në Facebook, zoti Meta e cilëson vendimin e autoriteteve amerikane “”fletërrufe” e porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë kundër zotit Sali Berisha”.

Vetë zoti Berisha është rezervuar të shprehet për shkaqet që kanë nxitur këtë vendim apo dhe momentin e publikimit të tij. Por presidenti Meta shfaqet i sigurt se sipas tij gjithshka ka të bëjë me zgjedhjet e 25 Prillit. “Kjo “fletërrufe” jo rastësisht u kërkua në këtë moment, kur procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht dhe kur institucionet, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të shprehen lidhur me ankesat e shumta për manipulimet dhe krimet zgjedhore të denoncuara gjerësisht, që kanë cenuar rëndë standardet perëndimore të një procesi elektoral plotësisht të lirë, të ndershëm dhe demokratik”, shkruan ai.

Tonet e zotit Meta marrin formën e një sulmi të hapur ndaj Departamentit amerikane të Shtetit, në tekstin e mesazhit të “solidaritetit” që ai thotë se i ka nisur zotit Berisha “pas këtij akti të shëmtuar, të pabesë dhe të poshtër, që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare dhe asgjë tjetër”. Presidenti Meta, shkon dhe më tej duke folur për “pacipësi” nga ana e DASH, ndërsa përmend vlerësimin e dhënë nga ky institucion për gjykatësin shqiptar Ardian Dvorani. “Ata që financuan për të shpallur hero të Reformës në Drejtësi Dvoranin e Partisë mund të bënin çdo marrëzi dhe nuk mund të na habisin më me pacipësinë e tyre për respektin ndaj shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e Drejtësisë”, përmbyll reagimin e tij presidenti shqiptar./VOA



11 Comments

  1. me mire burgun se te vdesesh cdo dite nen vjedhjen dhe dhunen e nje psikopati me mbeshtetje nga USA. Mos qaj hallin e presidentit shikon veten ku je katandisur si qytetar i nje bande.

  2. o milet mavi po DASH nuk eshte zoti qer smund te kritikohet . Boll me servilizma dhe komplekse inferioriteti ndaj te huajve se nuk jetoni ne vitet 80 apo 90 kur ndanit nje cope camcakiz ne 20 pjese.. Kam pershtypjen qe Meta eshte i pari politikan shqiptar qe ka patur guximin ta kundershtoje ambasadoren amerikane apo dhe ambasadore te tjere pamvaresisht cfare mekatesh ka ai si person.

  3. Shqiptaret duhet te fitojn pavarsin e tyre. por kjo sigurisht nuk do te ndodhe.Te denuar per te qene skllever me deshire.

  4. Po DASH ka bere nje gabim , te parin non grata duhet te shpallte kete personazh se ky eshte koka e korupsionit ne shqiperi u kap me bllok ne dore e pa i vogel dhe i madh per pazaret e felliqura qe ky bente , bile sot ky duhet te ishte ne burg dhe jo ne presidenc . Zgjohuni o njerez e injrojini keta lloj politikanesh qe nuk jane gje tjeter vec e pegera e ketij kombi.

  5. fakulteti i shtetit apo departamenti i shtetit

    ca shteti deluzionist?!!!!
    Nese keta duan drejtesine te merren me Putinin, Kinezin
    dhe cdo diktator ne bote – gjejne ca te ngordhur per ti thene botes se jemi te drejte

  6. fakulteti i shtetit apo departamenti i shtetit

    ca shteti deluzionist?!!!!
    Nese keta duan drejtesine te merren me Putinin, Kinezin
    dhe cdo diktator ne bote – gjejne ca te ngordhur per ti thene botes se jemi te drejte

  7. He lir fshatari vazhdo sillu si gjel plehu se ta tregon mire amerika ne fund. Do perfundosh ne burg o waywardness

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *