• |
ide | kryesore

Stormi, arsyeja që Kylie dhe Travis Scott qëndrojnë sërish bashkë

-Instant, Paparazzi, Slider



Kylie Jenner dhe Travis Scott përfliten prej kohësh për një rikthim, por zërat nuk janë konfirmuar ende nga dyshja. Në fakt duket se as ata vetë nuk e dinë se çfarë statusi kanë, sepse marrëdhënia e tyre është goxha e kompikuar. Një burim pranë dyshes ka treguar për “People” se Kylie dhe Travis vazhdjnë të kenë ndjenja për njëri-tjetrin, por nuk janë bashkë.
“Ata e duan njëri-tjetrin. E shijojnë kohën që kalojnë bashkë si familje me Stormi-n. Ata udhëtojnë të gjithë bashkë. Kylie dhe Travis kanë edhe takime romantike. Kanë punuar bashkë për të krijuar një situatë në familje që është më e mira për ta. Të qenurit bashkë 24/7 nuk funksionon, kështu që ata vazhdojnë të jetojnë në shtëpi të ndara. Nuk janë ekskluzivisht për njëri-tjetrin, por Kylie nuk po sheh askënd tjetër”, ka thënë burimi.

Në fakt Kylie dhe Travis kanë treguar se vazhdojnë të kenë ende shumë vlerësim për nëjri-tjetrin me dedikimet e herë pas hershme në rrjete sociale.
Kur Travis festoi 29-vjetorin e lindjes, Kylie ndau në Instagram fotot e tij më të ëmbla me vajzën e tyre, Stormin.
“Gëzuar ditëlindjen babai i Stormi-t”, shkroi ajo, duke lënë të kuptohet se përveç kësaj lidhjeje, s’ka asgjë tjetër mes tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *