• |
ide | kryesore

Qëllohet me armë në kokë një aktiviste e re e Black Lives Matter në Londër

-Instant, Lajme, Planet



Një aktiviste e re nga lëvizja Black Lives Matter ndodhet në gjendje kritike në një spital në Londër pasi u qëllua në kokë. 27-vjeçarja Sasha Johnson, nënë e tre fëmijëve, ishte kërcënuar vazhdimisht me vdekje. Të shtënat ndodhën në rrethin Southwark, në jug të metropolit anglez. Episodi u raportua nga aktivistët e partisë “Taking the Initiative”, që janë aktivë në fushën e barazisë sociale dhe të drejtave civile.

“Me shumë trishtim ju informojmë se Sasha Johnson u qëllua me armë në kokë. Ajo gjithmonë ka qenë e përfshirë në luftën për njerëzit me ngjyrë dhe kundër padrejtësive që rrethojnë komunitetin me ngjyrë”, shkruan lëvizja duke i ftuar njerëzit të luten për shërimin e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *