• |
ide | kryesore

Qëllohet me armë zjarri ish-kryeministri i Japonisë Shinzo Abe

-Instant, Lajme, Planet



Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe është qëlluar me armë zjarri gjatë një takimi në qytetin Nara të Japonisë. Ai u qëllua dy herë me armë zjarri dhe e shtëna  e dytë në shpinë e rrëzoi atë në tokë. Ish-kryeministri japonez ishte i vetëdijshëm dhe i përgjegjshëm, ndërsa po transportohej në spital pas të shtënave, bënë të ditur autoritetet shëndetësore. Sipas mediave ndërkombëtare, të cilat kanë publikuar edhe foto nga ngjarja, autori është arrestuar menjëherë.

Ish-guvernatori i Tokios, Yoichi Masuzoe, tha në një postim në Twitter se 67-vjeçari Abe ishte në një gjendje arresti kardiopulmonar, një term përdoret shpesh përpara se një vdekje të konfirmohet zyrtarisht në Japoni.

“Ish-kryeministri Abe u qëllua rreth orës 11:30 me orën lokale (02:30 GMT) në Nara. Një burrë, që besohet të jetë ai që ka qëlluar, është arrestuar. Gjendja e ish-kryeministrit Abe aktualisht nuk dihet” u tha gazetarëve shefi i kabinetit, Hirokazu Matsuno.

Cilado qoftë arsyeja, një akt i tillë barbar nuk mund të tolerohet kurrë dhe ne e dënojmë ashpër atë. Abe ka shërbyer si kryeministër i Japonisë nga viti 2006 në 2007 dhe sërish nga 2012 në 2020.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *