• |
ide | kryesore

E fundit/ Qëllohet me armë drejt një automjeti në Vlorë, humb jetën në spital drejtuesi (VIDEO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Një plagosje me armë ka ndodhur para pak minutash në Vlorë, në zonën e quajtur “Bishti i Kalldrëmit”. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të situatës. Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se shtetasi B. B rreth 40 vjeç, ka ndërruar jetën për shkak të plumbave të marra pasi është transportuar në spitalin e Vlorës.

Paraprakisht thuhet se të shtënat me armë kanë qenë në drejtim të një mjeti tip “BMW”, me të cilin lëvizte viktima. Policia ka ngritur pika kontrolli në rrugën e lumit të Vlorës, nga ku dhe dyshohet se janë larguar autorët. Mësohet se viktima Bledar Birçaj ka qenë i arrestuar afro dhjetë vjet më parë i akuzuar për vrasje. Gjithashtu së fundmi ai ka fituar një proces gjyqësor ndaj  Autoritetit Rrugor Shqiptar, dhe ky i fundit ishte detyruar të paguajë paditesit Bledar Bircaj demin në masën 13,774,327 lekë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *