• |
ide | kryesore

Real Madrid, Juventus e Barcelona rrezikojnë Champions: UEFA nis procedimin kundër projektit Super League

-Instant, F1, Sport



Uefa ka hapur zyrtarisht procedimin kundër Real Madrid, Barcelonës dhe Juventus, tre rebelët që nuk kanë hequr dorë ende nga ideja e Super League. “Pas një hetimi të kryer nga Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës së Uefa-s në lidhje me të ashtuquajturin projekti Super League, janë hapur procedurat disiplinore kundër Real Madrid, Barcelonës dhe Juventus për një shkelje të mundshme të kornizës ligjore të UEFA-s”.

Ky është hapi i fundit i bërë nga UEFA kundër projektit të lindur në mes të prillit me aderimin e 12 klubeve dhe që u zhduk brenda disa orësh me tërheqjen e 6 ekipeve angleze (Liverpool, Chelsea, Manchester City, Arsenal, Manchester Utd dhe Tottenam), të Inter, Milan dhe Atletico Madrid. Rebelët e penduar morën një gjobë, një vërejtje dhe një premtim për të mos menduar kurrë më për një projekt të tillë, por shumë më keq mund të shkojë për tre klubet që ende nuk janë tërhequr.

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin ka kërcënuar Real Madrid, Barcelonën dhe Juventusin me një përjashtim të pabesueshëm nga kompeticionet për një ose dy sezone, nëse nuk tërheqin synimet e tyre për të krijuar një turne paralel. Ajo që po profilizohet është një betejë e gjatë ligjore, me tre klubet që mund të apelojnë në Lausanne CAS në rast përjashtimi nga Liga e Kampionëve e ardhshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *