• |
ide | kryesore

Linçimi i Gjyqtares së Elbasanit si fetishizim i kauzave te parëndësishme

-Instant, 2, Ide

Media të djathta dhe të majta, i madh dhe i vogël, fanatikë të rrjeteve sociale dhe ata që i përdorin ato për të mos u dukur jashtë mode, kanë vendosur në turrën e druve një gjyqtare të Elbasanit për videot që ajo ka hedhur në rrjet. Enkeleda Kapedani, kryetarja e gjykatës së këtij qyteti që prej fundvitit të kaluar, po kryqëzohet për videot prej veline që ka regjistruar në zyrën e saj, për afishimin e buzëve mishtore, njësoj si modelet gjithë botoks të instagramit, për zgjedhjet e këngëve me “mafia”, ndërkohë që qyteti ku ajo duhet të bëjë drejtësi lëngon në peshën e krimit.


Gjithandej ka plasur një fushatë për linçimin e saj, aq sa si kurrë ndonjëherë më parë, reaguan me deklarata urgjente edhe Inspektori i lartë i Drejtësisë, apo ministrja Etilda Gjoni që e etiketoi si “turp i drejtësisë”. 


Të gjithë kanë arritur konsensusin për goditjen e saj.

Lexo me tej:

Kryegjyqtarja e Elbasanit kërkon ndjesë: S’jam krenare për videot e publikuara, sulm për të më prishur imazhin

Në fakt, nga videot e Tik Tokut që kemi parë deri më tani, Enkeleda Kapedani, më shumë se sa të ngjall urrjtje, të bën për të qeshur. Ajo nuk ngjan aspak me magjistratët e korruptuar që bëjnë pazare në emër të ligjit, që janë vënë në shërbim të bandave (ndonëse në arkivat e Lapsi.al emri i saj del në lirimin e dyshimtë të një të burgosuri), apo u kërkojnë rryshfet qytetarëve. 

Në rastin më të keq ajo është një kopje e atyre çupulinave mendjelehta që çajnë përpara me lajka dhe budallëk, për të cilat ekzistenca në botën e dukjes mbetet një qëllim parësor.

Por, sado komike të duket kjo gjyqtare përmes prezantimit që iu bë nga videot që ka prodhuar vetë, edhe në garën për qesharakëzim, ajo nuk i kalon bëmat e drejtësisë së reformuar që kemi parë deri më tani. As dredhja e saj e belit teksa hyn në zyrë, as muzika tallava që zgjedh, nuk janë më komike sesa arrestimi i të vdekurve nga SPAK, sesa betimi i një kandidateje për Gjykatë Kushtetuese, tek një noter buzë Lanës apo sesa përpjekja për të folur në gjuhë të huaj e ish kryeprokurores së përkohshme.

Ministrja Gjonaj reagon pas publikimit të videove të gjyqtares: T’i hetohet pasuria, turp për drejtësinë

Po, atëherë pse lehtësia e papërballueshme e Enkeleda Kapedanit prodhoi një urrejtje konsensuale, valën e së cilës nuk e kanë ngritur dot as gafat apo krimet më mostruoze të kolegëve të saj? Pse ajo goditet me unanimitet nga të gjithë, ndërkohë që emrat e atyre që nuk hetojnë krimet zgjedhore, bëmat e të shkuarës dhe të tashmes, grabitjen e parave publike mbesin gjithmonë në errësirë?

Pse ajo po vizatohet si delja e zezë e një drejtësie që para se të jetë qesharake është e kapur politikisht dhe e korruptuar?

Ndoshta tek kjo pyetja e fundit duhet kërkuar edhe përgjigja e furisë së shproporcionuar që u ngrit për kryegjykatësen e Elbasanit.

Sepse të pa vendosur dhe të pa unifikuar për të reaguar ndaj krimeve të mëdha, një shumicë nga ne janë shndërruar në ripërtypës të ushqimit që i jep Facebook, Instagram, apo Snapchat. 

Në këtë pikë, rasti i Enkeleda Kapedanit është shumë ilustrues për një deformim që po ndodh në një shoqëri që po dashurohet gjithjnjë e më shumë pas kauzave të vogla dhe gjithnjë e më pak për probleme thelbësore. 

Në kohët e fundit, në Shqipëri, janë zhvilluar protesta për keqtrajtimin e kafshëve në Tiranë, për diskriminimin e personave që kanë prirje të ndryshme seksuale nga shumica, për ndonjë keqtrajtim ndaj “seksit të dobët”, por asnjë e tillë për vdekjen e një minatori në galeri, për humbjen e jetës të një punëtori ndërtimi në kullat e ndonjë oligarku, për nxjerrjen e jashtëligjshme nga shtëpitë të dhjetra banorëve që bien viktimë e planeve rilindase.  

E gjithë kjo panoramë, shënon fatkeqësisht, zbehjen vullnetit për të ndryshuar apo korigjuar sistemin dhe kamuflimin e tij me mbajtjen ndezur të kauza të paqena. Kjo hyrje përfundimtare në shoqërinë e spektaklit, që lejon ti retushosh sipërfaqen pa i prekur thelbin, është shpjegimi më i arsyeshëm për proporcionet që morën videot skandaloze të gjykatëses së Elbasanit. Prandaj dhe Enkeleda Kapedani u ndesh me pothuajse unanimitetin e një furie armiqësore që nuk e kanë pësuar as gjykatësit apo prokurorët që kanë prodhuar bëma shumë më të rënda sesa përdredhja e të pasmeve të saj. 

Në këtë pikë, ajo nuk është thjeshtë një viktimë rastësore e popullit që përdor rrejtet sociale, ajo është shumë më tepër sesa kaq. Ajo është një provë se kemi hyrë në periudhën e dorëzimit, aq sa nuk do jetë çudi që aktet më të mëdha të disidencës, ashtu si dikur, të konsiderohen barcaletat shpesh pa humor, nga ato që prodhoheshin në kohën e diktaturës së proletariatit në Shkodër.

©Lapsi.al 

 

34 Comments

  1. Mire do ishte qe populli ta kishte duartrokitur kete gjygjtare qe nuk e ka kaluar akoma vetingun dhe eshte nje nga antaret e grupit te argita berishes ne drejtesi,do kishte mare me shume vemendje sikur te kishte dale me bikini,populli mashkullor e shpellkare do gezoheshin per tre dite rresht

    1. Jo morr zoteri, kjo pacavurja nuk eshte menaxhere moteli, gjykata nuk duhet kthyer ne burdello, aty luhet me fatet dhe jetet e qytetareve!
      Nje pyetje kam si ka mundur kjo stripistja, qe te behet gjykatese, me fal, kryetare e gjykates, te nje rrethi kryesor dhe me shume probleme?!
      A ka frekuentuar kjo cingija, sistemin arsimor, 9-vjecar, te mesem, te larte, nuk po pyes a i ka blere diplomat perkatese, me para apo ne natyre (duke hapur shalet).
      Kjo quhet shkerdhatokraci, nuk behet shtet me bushtra dhe lgbt!

      1. Jam dakort me komentin e “Populli”.
        Interpretimi i gazetarit nuk eshte i gabuar, por nuk i thote te gjitha.
        Zonjusha eshte kryetare e gjykates se rrethit, e qe te mbash nje post te tille duhet pjekuri, eksperience dhe shume seriozitet pa permendur pergatitjen profesionale.
        Nje kryetare gjykate qe merret me tic-tok!!!! Pune adoleshentesh.

      2. A i shkreti ti dhe ato qe mendojne si ty, qe fatkeqesisht jane shume, per llogjiken qe keni. Clidhje ka diplomat e saj, shkolla qe ka mbaru apo inteligjenca e saj me faktin qe del ne video duke perdredh bythet?
        Ka raste ne bote per femra qe jane Doktore Shkencash, dhe jane marr me striptizem apo dhe deri ne industrine pornohrafike.
        Ju jeni te shkrete nga trute, pushteti po ju perdhunon e percmon dita dites dhe ju mereni me faktin se pse perdredh bythet kjo.
        Kjo gje mua me duket njesoj si te te shkerdhehet gruaja me gjysmen e fshatit dhe ti ti thuash mos dil me minifund.
        Me thoni dicka ju lutem, kush ju ben me shume dem shoqerise, kjo qe del duke perdredh bythet apo , ato qe mbyllin dosjen e Unazes se madhe me nje abuzim prej Miliona $?
        Kjo apo prokurori qe kerkoi vetem 12 vite (ai del mbas 8-9, per sjellje te mire, amnisti, etj) burg per policin qe vrau pas shpine Klodian Rashen?
        Kjo, apo ato qe leruan nga burgu Lulzim Berishen?
        Etj etj …
        Ju preferoni me mire nje Gjygjtare qe eshte serioze, packa qe nuk mer vendimet ne baz te ligjit sesa kte qe perdredh pythet por merr vendime konforme ligjeve.
        Mjer ne ku po shkojme si Shtet.
        Populli thote nje shprehje,
        Po i fugoni kokres se ullirit por po ju derdhet vaji.

        1. Gjithë euforinë patetike të mbrojtjes së një kryegjykatëse “tund-bythëse”, o AS, mund ta rrëzojë kushdo, mjafton të përmend faktin se kjo gjykatëse ka liruar nga burgu një kriminel.

    2. Kjo gjyqtare shpreh nivelin e shoqerise ne vitet e iluminizmit RIPJELLJES, fb, insta, tiko tok, video etj

      Shume pak info per ta vleresuar si gjyqtare por kjo eshte nje sjellje adoleshentesh biles adoleshentesh te perkedhelur

      Pa harruar qe ka nje shtet fasade dhe nje ILD qe merret me tikotok, shfaqjet e huaja, apo jo etike. medet per ILD!

      Pra ka nje ILD tiktoku, nje shtet tiktoku, nje shtet ku kryebashkiaku VELIAJ heq me photoshop ndertesat qe ia kane zene frymen Kulles se Ores ne Tirane, pikerisht me lejet qe ai vete ka dhene!

      Asgje sndodh per ripjellesit, ku eshte lincimi per kryebashkiakun???

      Ripjellja ka bere nje shtet pacavurre, ku ne fakt, kjo gjyqtare i ben nder ketij gjoli te ndyre, apo kazan sipas naltmatedhimit rama, , kjo karafile ne mes te shemtirave sigurimse , ripjellese, dhunes , dhe agresivitetit te bandave dhe abuzimit te shtetit, kjo kareline gjyqtare sjell nje doze mendjelehtesie , pjeshkezimi, shtensionimi ne fakt…ne raport me elbasanin kjo gjyqtare eshte OK. Ne raport me Ramen, Veliajn, Dvoranin, Krajen, me VETINGUN E SUKSESEVE IMAGJINARE kjo rezulton edhe me mire.. …

      SEPSE nese na rren mendja se Elbasani eshte Helsinki dhe Shqiperia eshte Danimarke a Suedi atehere s’na e ka fajin pjeshkellonja gjyqtare por truri jone qe ben halucinacione… te frikshme

      Sot e gjithe diten, duhet te reagohet me me shume force dhe ze kumbues per prokuroret e SPAK dhe gjyqtaret qe burgosin kontrolloret e Rinasit apo sekuestrojne Lapsi.al perkunder nje pjeshkellonje karafile elbasani… ahhaha kopenhagen 😀

      Bejini selam e te fala suel celes, tao balles , qazos dhe llondrit te vet, sanxhaktarit ( elitave 😀 😛 udheheqese te elbasanit)

  2. Amerika do ta cmontoje korrupsionin ne politike ashtu siq ka filluar ta cmontoje drejtesine e plepave qe ngriti saliu dhe politika e korruptuar deri me miratimin e reformes amerikane ne drejtesi. Sic thote edhe avokat Ngjela ,aleanca Shqiptaro ShBA do sjelli perparimin e kombit shqiptar dhe smbrapsjen e planeve antishqiptare te ariut rus dhe vemjeve qe I sherbejne atij.

    1. Ta dije baba yt qe ti levdon imperializmin amerikan sot pas 30 vjetesh kur babes tend i behej butha me kallo duke leftuar te njejtin imperializem……. mor buthqire bolshevik me qylaf!

  3. Kjo gjygjtare dhe shumè tè tjera dhe tè tjerè si kèto tè infektuara nga mèkati i krenarisè dhe i famès.Fakti se kjo gjygjtare kishte nè sfond kèngè pèr mafian na bèn tè kuptojmè se ç;farè drejtèsie ka nè Shqipèri,kjo e pagoi çmimin e saj duke u pèrgojuar nè media por janè plot tè tjerè qè janè tè infektuar dhe infektojnè tè tjerèt me joshje, me lakuriqèsi, me korrupsion, teksa lavdèrojnè njerèzit e famshèm dhe i imitojnè ata,Kur mos tè kenè çati mbi krye, bukè pèr tu ushqyer, rroba pèr tu veshur, kur tè bèhen objekt talljeje nga tè tjerè do ta kuptojnè sa tè vegjèl janè.Atèherè do ta kèrkojnè Zotin pèr ngushèllim se zotat e rremè do ti kenè braktisur.Kjo vlen pèr tè gjithè tè pasur dhe tè varfèr tè famshèm dhe pushtetarè.

  4. Seriozisht Bushat ?

    Vetem se kjo “kopja e atyre çupulinave mendjelehta” drejton gjykaten e nje prej zonave me problematike ne Shqiperi! Ky eshte problemi. Kjo nuk eshte per te qeshur, po per te vene kujen !

    Sikur kjo kryegjyqtarja kish qene vene aty pas kalimit te veting’ut me siguri per ty nuk do kish qene “viktime rastësore e popullit që përdor rrejtet sociale” po kryefjale e shkaterrimit te drejtesise nga reforma

    Bjeri Bushat, se i bi bukur

  5. Ando, Biroja nuk te fal!
    Po qe per çfaqje te huaja ne mes te gjikates, je armike e Popllit ene Partis’!
    Po qe se e kalon vetingun duke masakruar median apo liron nja 4-5 kriminele me te perjetshem, a’here Partija e bën njê si qorr….

  6. Kjo trulehta mund te beje video sipas deshires ne dhomen e saj te gjumit jashte orarit te punes.
    Ne ambientin e gjykates duhet te ruaje etiketen e punes.
    Nuk mund te filmoje veten duke shkelur shume rregulla qarkullimi njeheresh.
    Gjithe inati i shfrenuar per te Bushat eshte me faktin se si ka mundesi qe nje *are e tille eshte kryetare gjykate e Elbasanit.

  7. Bushatit i ka ngel ora ne 1985 kur bote si snob dhe gjute pidh te guri.

    Po me ky/kjo ka faj POR….. dhe gjithmone mbas “POR” vjen muzika e fyllit me nji brime.

  8. Jo morr zoteri, kjo pacavurja nuk eshte menaxhere moteli, gjykata nuk duhet kthyer ne burdello, aty luhet me fatet dhe jetet e qytetareve!
    Nje pyetje kam si ka mundur kjo stripistja, qe te behet gjykatese, me fal, kryetare e gjykates, te nje rrethi kryesor dhe me shume probleme?!
    A ka frekuentuar kjo cingija, sistemin arsimor, 9-vjecar, te mesem, te larte, nuk po pyes a i ka blere diplomat perkatese, me para apo ne natyre (duke hapur shalet).
    Kjo quhet shkerdhatokraci, nuk behet shtet me bushtra dhe lgbt!

  9. 8 vjet i kanë rrokanisur veshët pasuesve që do ta marrim pushtetin edhe me dhunë, do ju bëjmë drejtora, do ju bëjmë shefa, do ju bëjmë përgjegjësa zyre. Po si? Me dhunë!

    Se në fakt kështu janë mësuar në të shkuarën. Por në një vend anëtari në NATO-s, pushteti merret vetëm me vota, e kjo është aksiomë.

    Mllefi për ata që nuk u bënë drejtora, përgjegjësa zyrash e shefa, s’ka lidhje me të tjerët.

    Dhunën nëse duan ta bëjnë t’ja tregojnë Lulzim Bashës.

  10. Shashka alla rilindje si ne kohe te qoftelargut kur u kriminelet e kuq u hanin koken njeri tjetrit per shkelje vije te partise

  11. Njerëzit e thjeshtë janë shumë idealistë. Njerëzit nuk arrijnë të kuptojnë që janë të rrethuar. Në radhë të parë, tradhtia e parë është bërë nga lidershipi politik. Tradhtinë më të madhe, demokratët e kanë pasur nga Sali Berisha. Të gjithë lidhjet e Berishës me Bashën dhe njerëzit e tjerë janë çështje që i takojnë Berishës për të mbajtur nën kontroll PD-së.”Antare e grupit shoqeror te argita berisha eshte kjo kapedanja e elbasanit,koha e familjes berisha qe po jep shpirt tani eshte drejt fundit o shpellkare e maloke cecene te lapsit e salihut

  12. Pak rendesi ka se si e ka marre shkollen pasi duket por kjo smund te jete kryetare gjykate dhe as gjykatese vetem per faktin qe liron nga burgu nje kriminel tedenuar me burgim te perjetshem. Keshtu eshte kur promovohen shalet dhe jo mendja

  13. Bushati ka shume te drejte. Gjyqtarja (jo gjygjtarja), thjesht ka shkelur etiken e zyrtares se shtetit. Ka nje Kod Etike dhe ajo duhet te pergjigjet sipas ketij Kodi, ama nuk eshte se ka kryer ndonje veper penale ne kete rast. Nese eshte zgjedhur kryetare (ne fakt nenkryetare) gjykate, nuk eshte faji i saj, por i atyre qe e kane zgjedhur. Por ajo qe te ben pershtypje, eshte fakti se pse nuk u be kjo zallamahi kur liroi nga burgu nje te denuar me burgim te perjetshem. Jo vetem qe nuk u mor kush me te, por nuk pati as inspektim nga KLGj apo MD. Thjesht u la ne harrese. Nderkohe qe sot, te gjithe i jane leshuar ta linçojne per disa veprime prej goce instagrami apo tik-toku. Kjo tregon se shqiptaret i japin shume me teper rendesi fotmes se permbajtjes. Jo me kot i fitoi zgjedhjet rilindja kete vit.

  14. Me shqetesues eshte fakti se ka kaq shume individe te paafte per te kuptuar ato qe thote Bushati. Popull primitiv qe merren me thasheme dhe injorojne faktin qe drejtesia eshte shkaterruar vite me perpara me gjera shume here me te renda. Kto video nuk ishin te papritura.

  15. Ilir Meta, që këto ditë është president i Republikës, ka treguar Sali Berishën- ish president. Ai ka thënë se ka një ‘video të të birit, Shkëlzeni’ ku dëshmohen akte të rënda. Gjithashtu ka dëshmuar publikisht, në Parlament, se ‘përgjegjës kryesor i krimit në Gërdec, është vetë Sali Berisha’’.

    Ilir Meta e ka shpallur Berishën ‘idhullin’ e tij. Por edhe kjo është një akuzë, ose kallëzim tragjik: Po dëshmohen lidhjet në krim.

    Vetë Berisha e ka kallëzuar Ilir Metën për vepra monstruoze kriminale. Ai ka dëshmuar se Ilir Meta është ‘trafikant droge dhe trafikant i qenieve njerëzore’. Berisha ka dëshmuar se Ilir Meta ‘ka fshehur dy kufoma në Malin me Gropa’.

  16. vetë Lulzim Basha, i cili është një kloun pa karakter dhe se përgjatë gjithë viteve të tij në drejtimin e PD ka futur njerëz si miq dhe në fund i ka larguar ata si armiq.

    Murrizi tha se nuk ka qenë kurrë pjesë e ‘tufës së qenëve’ të pushteti të Bashës që janë të mbushur me zullume dhe se nuk ka bërë kurrë miq e armiq për çështje interesi. Ndërsa përmend disa nga figurat e PD të larguara nga Lulzim Basha, Murrizi shkruan se ai largoi ata që futi si miq dhe ka bërë deputete njerëz që para 4 vitesh e kanë sharë dhe degjeneruar publikisht si Agron Gjekmarkaj dhe Mark Marku.

  17. “Pse po hesht Sali Berisha për projektin Francez të Macron të ndarjes së Kosovës dhe autonomisë serbe në Mitrovicë, apo “patriotizmin” e kishte vetëm kundër Amerikës?

    A kanë ndonjë koment demokratët apo Franc?n e keni avokate kundër SHBA dhe vazhdon kontrata që kur doktori studionte në Paris me bursë nga Enver Hoxha….?”,

  18. Portali i familjes Berisha ka botuar një editorial me autor Agim Xhafkën, i cili shfaqet si një fanatik i sëmurë pas Berishës.

    Por ajo që është interesante, është fakti se nga portali i familjes Berisha, i kërkohet Ramës që të kritikojë Amerikën dhe të mbrojë Sali Berishën.

  19. Diegia e mandateve që bëri Lulzim Basha nuk ishte një akt i “fortë”, e as “revulucionar”; ishte një “akt-vetëvrasës”.

    Pra Basha, firmosi me atë akt që të vrasë politikisht veten e tij për të marrë një gjë të madhe: delegjitimimin e Edi Ramës, i cili ishte dhe është pengesë për Sali Berishën dhe Ilir Metën në radhë të pare, e jo për PD-në e kryetarin e saj.

    Dalja nga sistemi e PD-së, ishte siç Berisha e ka vizatuar qartë, një akt i rrezikshëm, që mund ta çojë këtë parti në shkrirjen e saj.

    Natyrisht, PD nuk shkoi drejt shkrirjes, ngaqë SHBA dhe BE, i dhanë shansin Lulzim Bashës për të hyrë në sistem nëpërmjet një marrëveshje jashtë Parlamentit me mazhorancën, që çoi në formimin të së ashtuquajturës “Tryezë për Reformën Zgjedhore”.

  20. Pas djegies së mandateve, Berisha-Kryemadhi nga 9 mijë USD pagë në vit, të gjithë ish-deputetët e PD-LSI 400 mijë USD në 2020

  21. Akuza e cila është një epitaf mbi varrin politik të Sali Berishës, është goditja më e rënd që një politikan I nevelit të lart ka marrë në historinë e Ballkanit dhe një thirrje e përsëritur ndaj opozitës të shikoj të vërtetën në sy dhe të ndahet prej tij.

    Fatkeqësisht opozita mbeti sërisht në kënetën e demagogjisë së Sali Berishës dhe filluan të sulmojnë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, për qëndrime personale, të ndikuara nga Sorosi, për lidhje personale të Edi Ramës etj. Për ta ilustruar këtë për trushpëlarët e vet, Sali Berisha përhapi një lajm se do ta padis Antony Blinken në Francë, në një gjykatë e cila mund ta akzuoj atë sipas Beirshës “për shpifje në internet”, sikur e kishte sharë ndonjë komentues anonimë

  22. Amerika ende ska perdorur masat e Thesarit Amerikan ne Shqiperi. Por na ka dhene nje njoftim. Nese kjo ndodh, cdo banke filial i nje banke te huaj ne Shqiperi, qe do prek lekun e te korruptuarve do rrezikoj te demtoj dhe memen e saj ne perendim. Asnje subjekt qe perdor dollare amerikan nuk ben transaksione me ata ne listen OFAC. Kudo qofte.

    Prandaj Bullgarine ju ftoj ta merrni si paralajmerim. Amerika ka nje fuqi tjeter te madhe pervec DASH qe te shpall non grata, ajo eshte Thesari Amerikan. Dhe ai eshte vertete i frikshem per kedo qe e sfidon qofte dhe ne nje dollar.

  23. Gabim Bushat!
    Bej nje hetim te vogel se kush i pergatiti, u dha shkollen , i emeroi, voli ca fruta(dmth liroi ca kriminele) prej tyre.
    asnjehere nuk te kam degjuar kaq mendjelehte…
    …pa permendur 10-15 mije euro veshur,,,
    ajo e shume si keto qe ty te duken kukulla te rrjepin… do zoti behesh ti provosh dhe do me besosh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu