• |
ide | kryesore

Asambleja Kombëtare e PS-së miraton 4 vendime, Kongresi zhvillohet më 12 qershor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Asambleja e Partisë Socialiste është mbledhur sot pasdite dhe ka marrë vendimin për të thirrur Kongresin e Jashtëzakonshëm.


Kongresi do të zhvillohet në 12 Qershor, ku do të kremtohet dhe 30-vjetori i krijimit të partisë. Po ashtu është miratuar dhe rendi i ditës së Kongresit, ku mësohet se do të ketë një historik të rrugëtimit të PS në 30 vite, dhe do të ketë një prezantim të vizionin “Shqipëria 2030” dhe programin qeverisës për mandatin e tretë.


Asambleja ka vendosur që partia të futet në një analizë të thellë për zgjedhjet e 25 Prillit, ku nga 15 Qershori 2021 – 15 Janar 2022 do të zhvillohet i gjithë procesit.

Sipas Vendimit përkatës të Asamblesë Kombëtare do të ngrihet dhe funksionojë një Komision i Posaçëm i Analizës për Rezultatin e Zgjedhjeve të Përgjithshme të 25 Prillit, i cili do të përcaktojë metodologjinë e procesit të analizës.

Një tjetër vendimi i miratuar sot në Asamblenë e PS është dhe caktimi i mbajtjes së zgjedhjeve në parti. Zgjedhjet e brendshme do të ngrihen deri në nivelin e drejtuesit të qarqeve.

Mbledhja e Asamblesë është mbajtur online dhe është drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla, në mungesë të kryetarit të PS, Edi Rama.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu