• |
ide | kryesore

Presioni rus thyen Ukrainën: UEFA urdhëron të “modifikohen fanellat”

-Instant, Sport



UEFA, apo Federata Europiane e Futbollit, ka urdhëruar modifikimin e fanellave të Ukrainës, që është pjesëmarrëse e Kampionatit Europian, i cili starton më 11 qershor. Në këtë konteskt, Rusia fitoi çështjen e saj në prag të fillimit të Euro 2020. Rusia i kishte bërë thirrje UEFA-s, e cila të enjten vendosi për një modifikim të fanellës së Ukrainës, duke e konsideruar përfundimisht përmendjen e shprehjes “Lavdi heronjve tanë” si politike.

Një shprehje, e cila ishte denoncuar nga Rusia, sepse në simbolet e fanellës ukrainase ishte Krimea për të cilën të dy shtetet janë në konflikt të vazhdueshëm ushtarak. “Pas një analize më të thelluar, kjo frazë e kënduar gjatë kryengritjes popullore anti-ruse në Maidan më 2014 është qartësisht e një natyre politike dhe prandaj duhet të tërhiqet, kjo në funksion të konkurrencës së paqme që UEFA kërkon në ndeshjet e saj”, thuhet në njoftimin e Federatës Europiane të Futbollit, sepse parullat dhe mesazhet politike janë në të vërtetë të ndaluara nga organizmi europian i topkëmbës.

Rusia është shprehur se është e kënaqur që UEFA i ka dhënë pjesërisht të drejtë pretendimit të saj. “Bëhuni heronj sportivë dhe do të keni lavdinë. Kjo është e vërteta, sepse nuk luhet me parrulla nacionaliste. Kështu do të mund të nderoni mëmëdheun”, nënvizoi zëdhënësja e diplomacisë ruse, Maria Zakarova, ndërsa ka reaguar në “Telegram” ndaj vendimit të organizmit europian të futbollit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *